• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet në plazhet e Lalëzit rritje vjetore me 60%/ Pushimet ditore të papërballueshme

by Java News
29/06/2022 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plazhet në zonën e Gjirit të Lalëzit që prej vitesh janë shndërruar në oazin e pushuesve ditor të banorëve të kryeqytetit.

Me infrastrukturë të dedikuar kryesisht për familje mesatare dhe nën këtë nivel, këtë sezon ato janë bërë të papërballueshme.

Përveç naftës çmimet e çadrave dhe shërbimeve të tjera janë rritur së paku me 60% këtë sezon.

Shpenzimet ditore për një person që udhëton nga Tirana me automjetin e tij në një nga plazhet më të lira të Shën-Pjetrit në zonën e Gjirit të Lalëzit arrijnë 3500 Lekë nga 2100 Lekë që ishin vitin e kaluar, nëse merren në konsiderate shpenzimet minimale ( karburanti, çadra, një kafe +ujë).

Për të përshkuar pak më shumë se 80 kilometra nga Tiranë në Lalëz ( vajtje+ardhje) makinë mesatare i duhen rreth 2500 Lekë karburant nga rreth 1500 Lekë një vit më parë. Shpenzimet për naftën janë rritur së paku me 66% në krahasim me vitin e kaluar.

Çmimi një çadre është rritur me 60%, në 800 Lekë në rastin më të mirë nga 500 Lekë që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu çmimet janë rritur edhe baret dhe restorantet. Një kafe e shoqëruar me ujë kushton së paku 30% më shtrenjtë se vitin e kaluar.

Kostot e larta të plazheve popullore që frekuentohen nga shtresa mesatare e kryeqytetit, po i kthejnë ata në plazhe “luksi”. Për shkak të çmimeve të larta, frekuentimi i tyre është ulur ndjeshëm.

Administratorët e plazheve pohuan se numri i frekuentuesve në fundjavë ka rënë së paku me 50% për qind, duke i çliruar ato që kanë mundësi të përballojnë kostot, prej trafikut dhe mbipopullimit. Por, sipas tyre rritja ishte e pashmangshme prej rritjes së qirave, lëndëve të para etj.

Popullsia me të ardhura nën mesataren dhe shtresa e pensionistëve e ka të vështirë të përballojë kostot e pushimeve ditore këtë vit.

Sezoni turistik këtë vit ka nisur më shpejt se vitet e tjera për shkak të kohës së favorshme në krahasim me vitet e tjera. Pavarësisht çmimeve më të larta shtetasit e huaj që zgjedhin Shqipërinë për fundjave apo për pushime po rritet.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë pesë mujorit të parë ishte mbi 1.6 milionë persona me rritje vjetore mbi 54%.

Heqja e masave kufizuese për udhëtimet pas pandemisë nga shumica e vendeve ka çuar në rritje të udhëtarëve. Me gjasë të këtë sezon do të konsumohen pushimet e munguara. Por për një pjesë të popullsisë me nivel të ulët ekonomik, plazhet dhe strukturat hoteliere po bëhen të pakapshme. /monitor

g.kosovari

Next Post
“Ekstradimi i ‘terroristëve’ kurdë dhe heqja e kufizimeve ndaj Turqisë për eksportet e armëve”/ Pikat e marrëveshjes që bindën Ergogan të heq veton

"Ekstradimi i ‘terroristëve’ kurdë dhe heqja e kufizimeve ndaj Turqisë për eksportet e armëve"/ Pikat e marrëveshjes që bindën Ergogan të heq veton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

January 29, 2026
Nga shtatori rregulla të reja për vizat amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin

Ambasada Amerikane në Tiranë: Respektoni kushtet e vizës, qëndrimi i tejzgjatur në SHBA mund të sjellë pasoja të rënda

January 29, 2026
Opozita ‘mos më prek me dorë’

Ajo që ka ndodhur me Berishën në Strasburg është vetasgjësuese për PD-në

January 29, 2026
VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

January 29, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

January 29, 2026
Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

January 29, 2026
Vëmendje për viktimat

Ismail Kadare, në 90-vjetorin e lindjes (çka mbeti pa u thënë, ndoshta…)

January 29, 2026
VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

January 29, 2026
Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

January 29, 2026
“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In