• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

by A R
12/10/2025 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e qirave për zyra në qendër të Tiranës vijuan të mbeten 30 euro për metër katror edhe për 6-mujorin e dytë të 2025-s, duke u barazuar me ato të Barcelonës dhe Pragës, dy tregje të konsoliduara në Europë.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Colliers Albania”, Tirana renditet jo vetëm ndër qytetet më të shtrenjta në rajon, por edhe më lart se disa qytete të Bashkimit Europian.

Në Tiranë çmimet e qirave tejkaluan kryeqytetet europiane, si: Portugalia që shënon vlera 29 euro apo Budapesti me çmime 25.5 euro dhe Bukureshti me çmime mesatare 20 euro për metër katror në muaj.

Çmimet e qirave për zyra janë edhe më të larta sesa kryeqytetet e rajonit. Në zonat qendrore të Beogradit çmimet arritën 18 euro për metër katror në 6-mujorin e parë të 2025-s.

Në Zagreb të Kroacisë çmimet janë 17.5 dhe në Sofje të Bullgarisë 16 euro për metër katror në muaj.

Tirana pozicionohet ndër qytetet më të shtrenjta edhe për çmimet e qirave në zonat sekondare. Me një mesatare prej 19 euro për metër katror në muaj, kryeqyteti shqiptar tejkalon disa qytete të rajonit si Beogradi (15 euro), Zagrebi (13 euro) dhe Sofia (11 euro).

Tirana lë pas jo vetëm qytete të rajonit, por edhe disa qytete të Bashkimit Europian si Porto në Portugali, Bratislava, Riga në Letoni apo Lubjana në Slloveni, ku çmimet luhaten nga 15 deri në 16.5 euro për metër katror në muaj.

Stela Dhami partnere drejtuese e “Colliers International” për Shqipërinë dhe Kosovën pohon se barazimi i çmimeve të qirave në qendrën e Tiranës me Barcelonën nuk pasqyron domosdoshmërish një ekuilibër real mes kërkesës dhe ofertës.

Ajo thekson se edhe pse në Tiranë pritet një rritje e ndjeshme e ofertës për zyra përmes projekteve të reja dhe kullave të larta, çmimet mund të mos pësojnë ulje, për shkak të një sjelljeje specifike të tregut.

“Këtu më mirë i mbajnë bosh me muaj apo vite, sesa t’i japin me qira me një çmim normal e më të ulët. Nuk ka financim zyrtar nga bankat që t’u bëjë presion pronarëve për t’i dhënë ambientet aq sa mban tregu”, shpjegon Dhami.

Sipas Stela Dhamit nga “Colliers Albania”, pavarësisht se çmimet e qirave në Tiranë janë barazuar me qytete të mëdha europiane, tregu vendas nuk i përmbush gjithmonë pritshmëritë e korporatave ndërkombëtare.

“Kërkesë është në rritje, por për çmime maksimale 22 deri 23 euro për metër katror në muaj jo për nivele çmimesh 30 euro në muaj për metër katror. Korporatat serioze funksionojnë me buxhete operative të miratuara nga qendrat e tyre mëmë.

Jo rrallë, çmimet tona u duken artificialisht të larta dhe vendosin që, në afatmesëm, sa kohë që tregu të jetë ky që është, zyrat të mos zhvendosen” thotë Dhami.

Ajo shton se me shtimin e stokut dhe hyrjen në treg të godinave të reja, pritet që presioni ndaj çmimeve të rritet, por ky efekt do të varet nga ritmi i zhvillimit të projekteve dhe mënyra se si do menaxhohen ato nga investitorët vendas, të cilët shpesh preferojnë të mbajnë ambientet bosh sesa t’i japin me qira me çmime më të ulëta.

Tendenca e çmimeve

Tirana po hyn për të katërtin vit radhazi, me qira zyrash më të shtrenjtat në Ballkan. Edhe për 2024-n, çmimet mesatare të qirave te zonat kryesore të biznesit arritën deri në 30 euro për metër katror në muaj, sipas raportit të hartuar nga Stela Dhami, partnere drejtuese e “Colliers International” për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ky trend u vërejt edhe në vitet 2022-2023 dhe vijoi edhe gjatë vitit të shkuar.

Sipas raportit “Tregu i Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri – Vështrim i Përgjithshëm 2024”, të “Colliers Albania”, mesatarja e përgjithshme e tregut arriti në 19 euro për metër katror, nga 18 euro në vitin e kaluar.

Çmimet e qirave vijuan të mbeten të larta edhe gjatë 2025-s. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, çmimet e qirave për zyra ndryshojnë ndjeshëm në varësi të vendndodhjes dhe cilësisë së ndërtesës.

Në zona qendrore, ofrohen qira për ambiente zyrash me çmime nga 22 deri në 30 euro në muaj për metër katror, duke reflektuar standard të lartë ndërtimi, por edhe vendndodhje të favorshme për bizneset.

Nga ana tjetër, çmimet për zyrat në zona të ndryshme të Tiranës janë më të ulëta dhe më të përballueshme, por me variacione të dukshme brenda vetë zonës. Në Unazën e Re, qiratë variojnë nga 6 deri në 8 euro në muaj për metër katror, duke e bërë atë një nga zonat më ekonomike për zyra.

Në ish-parku i autobusëve, “21 Dhjetori”, çmimet janë më të larta, duke filluar nga 10 deri në 13 euro në muaj për metër katror.

Zona e Rrugës së Kavajës në Qendër paraqet një gamë prej 15 deri në 23 eurosh në muaj për metër katror, ndërsa ish-Blloku dhe sheshi “Willson” janë ndër më të shtrenjtët në zonat jo-kulla, me çmime që luhaten nga 18 deri në 25 euro në muaj për metër katror.

Në zona si-stacioni i trenit, Bulevardi i Ri dhe Tregu Medreseja te zona 5 Maji, çmimet e zyrave nisin nga 8 deri në 10-12 euro për metër katror në muaj.

Vendasit dominojnë tregun

Ashtu si në vitin paraardhës, kërkesa e biznesit për zyra me qira vijoi të mbetet e qëndrueshme edhe gjatë këtij viti.

Kjo tregon për një stabilitet në tregun e qirave për zyra.

Dominanca në këtë treg u takon bizneseve vendase, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të kërkesës për hapësira zyrash. Pas tyre vijnë kompanitë e huaja, kryesisht për hapjen e zyrave përfaqësuese apo qendra operacionale në Shqipëri.

Biznesi IT kryeson kërkesën për zyra

Tregu i zyrave në Shqipëri po përjeton një ndryshim të dukshëm të strukturës së kërkesës, me sektorin e teknologjisë së informacionit (IT) që po fiton gjithnjë e më shumë terren, duke lënë pas dominimin historik të qendrave të thirrjeve.

Gjatë periudhës 2017–2022, kërkesat për hapësira zyrash dominoheshin nga qendrat e thirrjeve (call center), por kjo kategori nuk është më aq dominuese, pasi në tre vitet e fundit ka pasur rënie të ndjeshme të kërkesave në këtë segment.

Një trend të ri në rritje, është ai i zyrave për shërbime IT.

Kompanitë shqiptare dhe të huaja po zgjedhin të hapin selitë e tyre në Shqipëri, falë kostos së ulët të fuqisë punëtore në këtë sektor.

Si po ndikon ekonomia informale te çmimet e qirave të zyrave

Në Shqipëri, gjatë vitit 2023 operuan 1,454 ndërmarrje me mbi 50 të punësuar, një numër që shënoi rënie me 2% krahasuar me vitin paraardhës. Pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve janë të përqendruara në sektorin e industrisë përpunuese, duke përbërë 30% të totalit.

Numri i bizneseve në sektorin e shërbimeve, transportit dhe telekomunikacionit me mbi 50 punonjës është rreth 350.

Megjithëse numri i bizneseve vendase me mbi 50 punonjës mbetet i ulët, agjentët imobiliarë pohojnë se çmimet e qirave për zyra pritet të mbeten të larta.

Përveç rritjes së materialeve të ndërtimit dhe kërkesës së bizneseve për ambiente zyrash bashkëkohore, përdorimi i parasë informale dhe skemave të kleringut në sektorin e ndërtimit, mbetën faktorë, sipas tyre, që po ndikojnë te rritja artificiale e çmimeve. / Marrë nga Monitor

Next Post
Ivanka Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff në Tel Aviv: Kjo paqe nuk është dobësi

Ivanka Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff në Tel Aviv: Kjo paqe nuk është dobësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
“Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e zonës e bëjnë për spital

“Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e zonës e bëjnë për spital

December 6, 2025
Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues

Ata që hedhin gurë në peshoren perfekte të Perëndisë së Drejtësisë!

December 6, 2025
Makina me pajisje të dyshuara si përgjues, dy zyrtarët e Guardia Di Finanza dhe një tjetër mbërritën mbrëmë në Durrës

Makina me pajisje të dyshuara si përgjues, dy zyrtarët e Guardia Di Finanza dhe një tjetër mbërritën mbrëmë në Durrës

December 6, 2025
Ambasadori Christofer Hill: Vizita e Baker në ’91, kthesa historike për Shqipërinë, larg socializmit të butë

Ambasadori Christofer Hill: Vizita e Baker në ’91, kthesa historike për Shqipërinë, larg socializmit të butë

December 6, 2025
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

December 6, 2025
Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

December 6, 2025
“PD duhet të ndryshojë strukturën”/ Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

“PD duhet të ndryshojë strukturën”/ Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

December 6, 2025
SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

December 6, 2025
Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In