• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet e larta “shpëtojnë” buxhetin/ Të ardhurat rriten 6.8% me 2019-n, por nuk rimëkëmben…

by Java News
15/10/2021 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ardhurat buxhetore kanë vijuar ecurinë pozitive edhe në muajin shtator, duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës, të udhëhequra nga TVSH dhe akciza, të cilat u ndihmuan dhe nga shtrenjtimi i produkteve të importit. Vetëm tatimi mbi fitimin nuk ka kapur ende nivelet e parakrizës dhe ai i të ardhurave personale, por ky i fundit në 2019-n shënoi një rritje të pazakontë për shkak të uljes së dividendit me efekt prapaveprues. Pozitive ishte dhe mbledhja e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, e ndikuar nga përmirësimi i treguesve të punësimit dhe rritjes së pagës minimale e maksimale nga 1 janari i këtij viti.

Sipas të dhënave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, për 9 mujorin, buxheti arkëtoi gjithsej 367.1 miliardë lekë, me një rritje prej 19.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në raport me vitin normal 2019, të hyrat buxhetore ishin 6.8% më të larta.

Në krahasim me vitin 2020, buxheti ka arkëtuar për periudhën janar-shtator 59 miliardë lekë (482 milionë euro) më shumë, ndërsa në raport me 2019-n janë 23.3 miliardë lekë (190 milionë euro) më shumë.

Ecurinë më pozitive e ka shënuar  tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), që është zëri kryesor i të ardhurave në buxhet. Nga TVSH u mblodhën 111 miliardë lekë, me rritje 19.8% me 2020-n dhe 10.5% me 2019-n. rritja e fortë e importeve për 9 mujorin e shoqëruar me faktin që shumë produkte janë blerë jashtë me çmime më të larta ka ndikuar në këtë ecuri.

Nga akciza u mblodhën 37.9 miliardë lekë, me rritje përkatësisht 18 dhe 8.6% me 2020-n dhe 2019-n. edhe ky zë është ndikuar pozitivisht nga importet e larta dhe çmimet e shtrenjtuara.

Tatim fitimi, një tregues direkt i ecurisë së fitimeve të kompanive arriti në 24.8 miliardë lekë, duke u rritur me 24.3% në krahasim me 2020-n, kur pagesa e kësteve për shumë kompani u shty për shkak të situatës së krijuar nga kriza pandemike. Pavarësisht rritjes, të ardhurat nga tatim fitimi mbeten 8.7% më pak se 2019-a, në një tregues që rimëkëmbja e fitimeve është më e ngadaltë.

Tatimi mbi të ardhurat personale ishte 17.1% më i lartë se në 2020-n, por mbetet gati 20% më i ulët se në 9 mujorin 2019, kur bizneset e mëdha nxituan që të shpërndanin dividendin e prapambetur për të përfituar nga ulja e normës nga 15 në 8%.

Me ecuri mjaft të mirë ishin sigurimet shoqërore  që u rritën përkatësisht me 14.7 dhe 12.4%, pas rimëkëmbjes së tregut të punës, por edhe rritjes së pagës minimale e minimale këtë vit.

Performancë pozitive shënuan dhe të ardhurat e pushtetit lokal, si nga taksa e pasurisë ashtu dhe ato lokale, këto të fundit të nxitura edhe nga vrulli që po vijon i ndërtimeve, përmes së cilës bashkitë arkëtojnë taksën e ndikimit në infrastrukturës, që për disa bashki, si ajo e Tiranës sjell rreth 40% të totalit të të ardhurave. /monitor

Next Post
Ministrja Balluku: Indiciet për krizën e energjisë elektrike i morëm që në gusht

Ministrja Balluku: Indiciet për krizën e energjisë elektrike i morëm që në gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In