• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmimet e frutave dhe zarzavateve “fluturuan” pas Covid, shifrat që nxjerr INSTAT. Rekord limonat e portokallet

by Java News
09/04/2020 07:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inflacioni në muajin mars përshpejtoi ritmet e rritjes duke arritur nivelin më të lartë në dy vjet prej 2.1%. Rritja nuk ka ardhur nga një shtrenjtim homogjen i çmimeve në artikujt e konsumit, por në pak artikuj, kryesisht limonë, portokaj, mollë dhe disa artikujt te tjere.

INSTAT raportoi se, çmimet e frutave u rriten me 24 për qind përgjatë muajit mars në raport me marsin e vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, çmimet e këtij grupi kishin pësuar ulje me 7%. Rritja e marsit 2020 ishte më e larta në të paktën tre vjet.

Shkak për këtë rritje në muajin mars është bërë pandemia Covid-19, e cila nxiti konsumin e pazakonte të limonëve, portokallëve dhe mollëve. Një kilogram limonë nisi të shitej me 350 lekë pas datës 10 mars nga 150-200 lekë që ishte zakonisht në këtë periudhë. Gjithashtu çmimet e portokalleve arritën në shumë raste në 200 lekë nga rreth 120-150 lekë që ishin para krizës.

Rritje pësuan edhe çmimet e perimeve dhe zarzavateve, të cilat në muajin mars ishin 8% më të larta se njëjta periudhë e një viti më parë, pas një rënie sistematike në dy muajt e parë të vitit janar dhe shkurt.

Rritja e çmimeve u përshpejtua edhe në artikuj të tjerë ushqimorë. Artikuj të tjerë ushqimore u rriten me 5.8 për qind gjatë marsit nga afërisht 2 ,4 për qind mesatarisht gjatë vitit. Gjithashtu rritje patën edhe produktet yndyrore dhe ëmbëlsirat.

Paniku që krijoi fillimisht pandemia Covid nxiti spekulimet në tregje edhe pse furnizimit ishin të mjaftueshme. Prodhuesit në Lushnje dhe Fier pohojnë se po shesin në kostot produktet e stinës me 10-15 lekë për kilogramë, teksa shumë kamionë me kastravecë kanë përfunduar të kalbura rrëzë kanaleve. Në tregjet e Tiranës nuk reflektohet kjo situatë pasi çmimet janë super të larta në raport me vitin e kaluar në këtë periudhë. /Monitor/

Next Post
Bergamo, qyteti pa gjyshër…

Koronavirusi shton viktimat, 88 mijë të vdekur dhe mbi 1.5 milionë të infektuar në të gjithë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

February 27, 2026
Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

February 27, 2026
98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

February 27, 2026
Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

February 27, 2026
Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

February 27, 2026
Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

February 27, 2026
“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In