• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çmime nga 500 mijë në 20 milionë dollarë/ Biletat e çmendura të turizmit hapësinor e dy miliarderët e parë që fluturojnĕ këtë korrik

by Java News
11/07/2021 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy prej njerëzve më të pasur të botës kanë zgjedhur korrikun si koha ku do të bëjnë realitet një formë të re të turizmit: atë në hapësirë.

Richard Branson fluturon sot drejt hapësirës, duke u bërë kështu turisti i parë që del në orbitë me mjetin e vet, Virgin Galactic.

I parashikuar për më 20 korrik është udhëtimi i Jeff Bezos, i cili fluturon drejt hapësirës me New Shepard, së bashku me të vëllain.

Një udhëtim të tillë pritet ta bëjë brenda këtij viti (edhe pse nuk ka datë të përcaktuar) edhe Elon Musk, me Space X.

Në udhëtimin e tij të parë drejt hapësirës, Branson ka në bord pilotët Dave MacKay dhe Michael Masucci, instruktoren Beth Moses, inxhinierin Colin Bennett dhe zv.presidenten e Virgin për Çështjet e Qeverisë dhe Kërkimit, Sirisha Bandla.

Asnjëri prej udhëtimeve nuk do të jetë ndëryjor. Risi është se Branson dhe Bezos do ta bëjnë atë me mjetet e tyre, duke shënuar një ndryshim rrënjësor 20 vjet pas fluturimit të parë të një turisti hapësinor.

I pari që pagoi një biletë për të shkuar në hapësirë ​​ishte miliarderi amerikan Dennis Tito, i cili më 28 prill 2001 u nis me anijen ruse “Soyuz” për në Stacionin Hapësinor, në bordin e të cilit ai qëndroi për tetë ditë.

Shtatë pasardhësit e Titos, duke përfshirë sipërmarrësen me origjinë iraniane Anousheh Ansari, deri më tani gruaja e vetme në listën e shkurtër të turistëve në hapësirë, blenë një vend shumë të shtrenjtë në “Soyuz”, duke shpenzuar të paktën 20 milionë dollarë.

Qëndrimi më i gjatë në Stacionin Hapësinor (13 ditë) ishte ai i amerikanit Richard Garriott dhe i fundit që kishte një dhomë me pamje të Tokës në vitin 2009 ishte kanadezi Guy Laliberté, një nga themeluesit e Cirque du Soleil.

Që atëherë ka pasur një pauzë të gjatë në fluturimet drejt hapësirës dhe hyrja e privatëve në këtë fushë, ka shënuar një kthesë të madhe. Ndër më të rëndësishmit është bashkëpunimi me NASA i Elon Musk në SpaceX, por jo vetëm: sipërmarrës si Branson dhe Bezos kanë vendosur të investojnë në turizmin hapësinor dhe mjetet për ta realizuar atë.

Turizmi hapësinor është ende një luks që shumë pak mund t’ia lejojnë vetes, duke marrë parasysh se sipas vlerësimeve të fundit kostoja e një bilete mund të jetë midis 250 000 dhe 500 000 dollarë, por misionet si ato të Branson dhe Bezos janë hapi i parë drejt diçkaje ndryshe, e cila në disa vjet mund t’i bëjë fluturimet suborbitale shumë më të zakonshme dhe të përballueshme se sa janë sot./m.j

Next Post
Lajmet e rreme mbi hapjen e kutive të 25 prillit

Analiza/ Krahasimi i votave PS-PD qysh prej 2009, dhe pse PS vijon të mbetet beteja më e vështirë për të djathtën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In