• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

CMG: Ekonomia e Kinës mund të vazhdojë të rimëkëmbet

by A R
18/04/2021 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prodhimi i brendshëm bruto i Kinës gjatë tremujorit të parë të këtij viti u rrit me vlerën rekord prej 18.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme.
Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës vihet në dukje se pa dyshim që ky është një fillim i mirë për ekonominë kineze këtë vit. Pasi përjetoi rënie të rritjes në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ekonomia e Kinës ka vazhduar të rimëkëmbet në mënyrë të qëndrueshme, duke treguar qëndrueshmëri të fortë dhe duke vazhduar të udhëheqë ekonomitë kryesore. Kjo lidhet me procesin relativisht udhëheqës të Kinës në rimëkëmbjen mbi një bazë të ulët.

Përveç PBB-së, edhe treguesit e tjerë kryesorë ekonomikë gjithashtu kanë pasur të gjithë rritje dyshifrore. Vlera e shtuar e të ashtuquajturave ndërmarrje industriale mbi madhësinë e përcaktuar (me të ardhura vjetore 5 milionë juanë ose më shumë) u rrit 24.5 % në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar, shitjet e përgjithshme me pakicë të mallrave të konsumit u shtuan me 33.9 %, investimet në asete fikse u rritën me 25.6 %, ndërsa vlera e përgjithshme e import-eksportit të mallrave me 29.2%.

Shumë media ndërkombëtare kanë vërejtur se vlera e përgjithshme e shitjes me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë në mars të këtij viti u rrit 34.2 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke tejkaluar parashikimin e “Reuters”-it prej 28%.

Kina pritet bëhet së shpejti tregu më i madh i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit në botë. Rimëkëmbja e ekonomisë kineze, veçanërisht shtimi i kërkesës për importe dhe i investimeve të kompanive shumëkombëshe është në favor të rimëkëmbjes së ekonomisë globale. Prodhuesi gjerman i automjeteve “Daimler” deklaroi se, për shkak të kërkesës së madhe të tregut për produktin e saj kryesor, veturën “Mercedes-Benz”, veçanërisht në Kinë, fitimet e kompanisë në tremujorin e parë i tejkaluan parashikimet. “Daimler”-i tha më herët se shitjet globale të makinave “Mercedes-Benz” në tremujorin e parë u shtuan 22 %, nga të cilat shitjet në Kinë u rritën 60 %.

Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva i tha medias kohët e fundit se në raportin e fundit të FMN-së për parashikimin ekonomik, parashikimi për rritjen ekonomike të Kinës këtë vit u rrit nga 8.1 % në 8.4 .

Në komentin e CMG-së thuhet se, duke marrë parasysh përhapjen e epidemisë dhe mjedisin e ndërlikuar ndërkombëtar, rimëkëmbja ekonomike e Kinës është ende nën trysni. Mungojnë themelet e fortë për rimëkëmbjen e brendshme të ekonomisë dhe ka vështirësi në prodhimin dhe funksionimin e disa industrive të shërbimit dhe ndërmarrjeve të vogla e mikrondërmarrjeve. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse Kina ka theksuar vazhdimisht nevojën për të ruajtur vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e politikave të saj makroekonomike. Por, duke u nisur nga analiza e shumë kushteve të tanishme të zhvillimit ekonomik të Kinës, mund të besojmë se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të vazhdojë të rimëkëmbet dhe nga kjo rimëkëmbja ekonomike globale, do të marrë më shumë energji pozitive, thekson CMG-ja në koment.

Next Post
VIDEO E PLOTË / Rama, batuta në avion me demokratët e Londrës: Ja emigranti Edi Rama

VIDEO E PLOTË / Rama, batuta në avion me demokratët e Londrës: Ja emigranti Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In