Çmenduria e Ilir Metës dhe hipokrizia e Lulzim Bashës me FRD-në

Lulzim Basha ka shkuar me dy orë me vonesë në selinë e FRD-së, që është kthyer në një shovv force të opozitës pas çmendurisë së Ilir Metës me policët bashkiakë.

Me gjeste teatrale Basha ka ngrysur vetullat poshtë maskës së zezë, duke thënë që do mbrojë opozitën.

Tashmë dihet se FRD-ja është përçarë për koalicionin me PD-në. Bamir Topi dhe dega e Tiranës e kësaj partie janë larguar, duke e kthyer FRD-në, thjesht në një grusht kushërinjsh të Sali Shehut, i cili duket se është kthyer në një seksion të Ilir Metës në Kamëz e Laprakë, pasi ish-Presidenti shpreson të marrë votat që Xhelal Mziu ka marrë si kryetar dikur.

Nëse vërtetë Lulzim Bashës i dhimbset një fetë opozitare të së djathtës, përse nuk vlerësoi dy nga eksponentët e FRD-së që prej më shumë se një viti janë larguar nga partia e Topit dhe i është bashkuar PD-së.

Bëhet fjalë për Gazmend Oketën dhe Aleksandër Biberajn, dy nga themeluesit e FRD-së dhe dikur eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

Njëri me aksione të fuqishme në Durrës dhe tjetri një nga familjet më me emër në Tropojë. Asnjëri nuk u vu në lista, madje as ato rezervë. Sali Shehu u vu në listat rezervë të Tiranës, duke qenë jo politikan por një mekanizëm administrative i FRD-së.

TemA

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com