Një 13 vjeçar në Polesine të Italisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pasi babai i tij kishte të lidhje të fshehtë me një grua të prekur nga virusi.
Lajmi raportohet në të përditshmen lokale “Il Gazzettino” sipas të cilës, mes 42 të prekurve lokalë, një prej tyre kishte ardhur si pasojë e një “lidhje klandestine” që u mbajt e fshehtë në momentin e krijimit të kontakteve dhe nuk lejoi në ndërprerjen e zinxhirit të përhapjes së infeksionit.
Ky zbulim, shkruan gazeta, u stigmatizua dhe nga autoritetet shëndetësore në Polesana.
“Një rast pozitiv u raportua disa ditë më parë për të cilin Shërbimi i Higjienës po kërkonte të identifikonte kontaktet, por që nuk iu dhanë të gjitha informacionet. Një pjesë e kontakteve që personi kishte pasur nuk ishin deklarua.
Plotësimin e hartës e bëmë duke mbledhur informacione mbi familjen e djaloshit të cilat na çuan në përfundimin se dikush nuk ishte sjellë në mënyrë të përgjegjshme duke mohur kontaktet e tjera që kishte pasur. Duhet përgjegjshmëri”, shkruhet në njoftimin e autoriteteve shëndetësore.