Një 25-vjeçare i vuri flakën bashkëshortit të saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pandanwangi në Indonezi, teksa në debat e sipër Ilham Cayhani, i hodhi një kovë me benzinë 26-vjeçarit Dedi Purnama.
“Daily mail” shkruan se më pas 25-vjeçarja i vuri flakën me një çakmak. I gjithë debati u bë për paswordin e telefonit, që bashkëshorti nuk donte t’ja jepte. Një nga dëshmitarët ndërhyri për të shuar flakët, por fatkeqësisht Purnama ndërroi jetë në spital pas dy ditësh pasi nuk u mbijetoi plagëve. Ndërkohë Ilham Cayhani është arrestuar./a.meta