Një shqiptar është arrestuar, pasi ka tentuar që të shtypë me makinë një tregtar sirian në Frosinone.
Sipas medieve italiane, shqiptari ka përplasur 42-vjeçarin sirian gjatë kohës që ky i fundit po hidhte disa çanta në makinën e tij.
Duke parë veprimin e shqiptarit, siriani u hodh në anën tjetër të rrugës duke marrë vetëm disa plagë të lehtë.
Ndërsa shqiptari i arrestuar duhet të përballet me akuzat e drejtësisë italiane.
a.ç