• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Clinton-Trump, debati më i çuditshëm në historinë e fushatave amerikane

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hillary Clinton i kërkoi llogari Donald Trumpit mbrëmjen e së hënës në debatin presidencial ndoshta më të shikuar, por me siguri më të çuditshëm dhe më të egër në historinë amerikane. Ajo kërkoi shpjegime për kthimin e taksave nga ana e tij, trajtimin e punonjësve, temperamentin e tij si personi që mund të ketë gishtin në butonin bërthamor në të ardhmen. Ndërsa Trump u mundua të mbrohej me justifikime jo koherente, ajo e përmblodhi me një vështrim ku nuk fshihej mospërfillja e përbuzja.

Më pas, pikërisht nga fundi, si një drejtoreshë shkolle që ka vuajtur gjatë e që është bërë e ftohtë për këtë arsye, ajo vendosi të përjashtojë nxënësin 70-vjeçar që veç ankohet, për shkak se nuk i kishte bërë detyrat.

Trump tha se ajo nuk ka forcën për të qenë presidente. E akullt e fatale, Clinton u përgjigj: “Pra, sapo ai të udhëtojë në 120 vende dhe të negociojë ndonjë marrëveshje paqeje, armëpushim, lirim disidentësh apo hapjen e mundësive të reja për kombet në të gjithë botën apo të kalojë 11 orë duke dëshmuar përpara një komiteti të Kongresit, ai mund të më flasë mua për forcë”.

Brenda debatit, kandidatja e parë femër që merr pjesë në një debat presidencial. Vuri në dukje komentet e mëparshme degraduese për gratë të kandidatit republikan, duke sjellë në mendje një konkurrente të një konkursi bukurie të cilën ai e quajti “Ms Piggy”.

“Donald, ajo e ka një emër”.

Debati nuk ishte dyluftimi i sjellshëm Kennedy vs Nixon i vitit 1960 – edhe pse ajo vazhdimisht iu adresua kundërshtarit në emër, Donald. “Si jeni, Donald?, e pyeti ajo në shtrëngimin e duarve në fillim të debatit. “Donald, më vjen mirë që po shihemi”, tha ajo. Dhe më pas, ndryshoi menjeherë çehren: “Kam takuar shumë njerëz që janë të zemëruar me ty dhe bizneset e tua, Donald”.

Trump gati gjithmonë e cilësoi rivalen demokrate si sekretarja Clinton. Në nisje të debatit, ai verifikoi termin: “A është mirë kështu, unë dua që ti të jesh e lumtur”. Por, mënyrat e sjellshme shpejt u venitën, ndërsa ai e ndërpreu, e përqeshi, apo u përpoq ta ngatërronte figurën e saj autoritare me një lojë gënjeshtrash. Ajo humbi disa mundësi për të fituar kapital nga të gjitha këto ndërsa e vështronte me neveri të pafshehur.

Debati i shekullit në universitetin Hofstra në Lond Island të Nju Jorkut nisi me dy rivalët që parakaluan në skenën blu të thellë me yjë të bardhë dhe një vulë gjigande: shqiponja amerikane me një degë ulliri, një tufë shigjetash dhe fjalët: “Unioni dhe Kushtetuta përgjithmonë”.

Kombi që solli në jetë duelet mes Batman e Supermenti, apo kapiten Amerikës dhe Njeriut të Hekurt mbajti frymën për përplasjen mes zonjës “I di të gjitha” kundër zotit “Nuk di asgjë”.

Clinton tha se pyetja kryesore e zgjedhjeve është se çfarë vendi duan të jenë Shtetet e Bashkuara: “Sot është ditëlindja e dytë e mbesës sime, kështu që edhe unë mendoj shumë për këtë pyetje”. Trump, ish- mikpritës i shfaqjes televizive “The Apprentice” mbylli sytë, shtrëngoi buzët dhe pa nga kamera sikur donte t’ia fuste në mendje audiencës frazën: “Je e pushuar”.

Por shpejt dorezat u hodhën në shesh. Trump kapi fort të dyja anët e podiumit, fytyra e tij shprehte zemërim, zëri ishte agresiv. Pati një sërë shkëmbimesh të hidhura që treguan armiqësinë e sinqertë mes të dyve.

Clinton tha se Trump kishte rrënjosur krizën e pasurive të paluajtshme që të bënte para. Ai nuk mundi të rezistojë pa ndërhyrë: “Ky quhet biznes, meqë ra fjala”.

Momenti më i mirë i republikanit erdhi kur ra puna për tregtinë, kostumi i tij më i përshtatshëm në këtë fushatë. Clinton nisi: “Mendoj se bashkëshorti im bëri një punë goxha të mirë në vitet 1990, mendoj se shumë gjëra kanë funksionuar dhe se ne mund ta bëjmë të funksionojë sërish”.

Trump fitoi terren: “Po, pra, ai miratoi Nafta-n”.

Momente tensioni të lartë ndërsa kandidatët ndërprenë njëri-tjetrin, duke bërë që pyetjet ndaj kryeministrit në Britani të duken goxha të zbutura.

Trump përsëriti: “Ai miratoi Nafta-n, e cila është marrëveshja më e keqe tregtare e miratuar në këtë vend”.

Pjesa më e madhe e debatit kaloi me këtë frymë.  Në një pikë, Trump e akuzoi Clinton se ka luftuar ISIS gjatë gjithë jetës së saj prej të rriture. Madje, edhe Clinton nuk dinte se çfarë të thoshte. Më pas ajo kaloi në shaka duke thënë se kishte ndjesinë se në fund të debatit, do të akuzohej për gjithçka që ka ndodhur ndonjëherë.

Rikthimi i taksave hapi debate më vete. Trump u ofrua të publikonte shifrat e taksave nëse Clinton publikonte emailet e fshira, duke e cilësuar menaxhimin prej saj të informacioneve të klasifikuara si “të turpshëm”.

Por, kaq ishte tema e e-maileve. Edhe komentatorët televizivë kanë harxhuar më shumë kohë në ekran për këtë çështje sesa e shfrytëzoi Trump në debat.

Për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare, ai nuk ishte gjëkundi. Duke përsëritur një nga frazat nga fjalimi në konventën e demokratëve Clinton e përmbylli: “Një njeri që provokohet me një cicërimë në Twitter, nuk mund ta ketë gishtin afër një butoni”.

Trump iu përgjigj: “Kjo frazë po bëhet pak e vjetër”.

Clinton vijoi: “Eshtë e mirë megjithatë. E shpjegon problemin”.

Më pas, në fund të raundit final erdhi edhe grushti i nokautit në lidhje me seksizmin dhe staminën. Mori fund. Pavarësisht gjakut të derdhur, debati i shekullit u mbyll si nisi, me një shtrëngim duarsh dhe me Trump që i ra dy herë në shpinë Clintonit.

Më pas, në një intervistë ai tha se kishte treguar vetëpërmbajtje heroike që nuk përmendi historitë e tradhtisë së Bill Clinton në respekt të vajzës së tyre. Kështu që po, debati mund të kishte qenë edhe më fëminor.

tesheshi.com/d.i.

 

Next Post
Rreth 100 vepra arti të hotel “Grand” do të kthehen në Muze

Rreth 100 vepra arti të hotel “Grand” do të kthehen në Muze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

January 3, 2026
Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

January 3, 2026
Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

January 3, 2026
Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

January 3, 2026
Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

January 3, 2026
Anëtarja republikane e Kongresit, kritika Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

Anëtarja republikane e Kongresit, kritika Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

January 3, 2026
Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

January 3, 2026
Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

January 3, 2026
Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Ëndrra e një nate venezueliane në bregun e Lanës!

January 3, 2026
Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In