• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Clinton: Shqipëria një shembull suksesi, uroj që e gjithë bota ta vizitojë

by A R
13/12/2023 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për episodin final të podkastit të saj për këtë sezon, Hillary Clinton, zgjodhi bashkëshortin e saj, Bill Clinton, presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara.

Një bisedë e gjerë, ku u kujtua shumëçka dhe nuk kishte si të mungonte as Shqipëria dhe Kosova.

Urime dhe përgëzime u përcollën nga Clinton në këtë bashkëbisedim të ngrohtë për Shqipërinë.

Ish-presidenti amerikan theksoi me bindje se Shqipëria është një pamje se si bota mund të lëvizë nga e mbyllura në të hapur dhe se si bota mund të kalojë nga lufta në paqe.

Clinton ravijëzon se, kabineti i vendit është rreth 40% femra dhe se Shqipëria ka një nga qeveritë më të reja, më të fuqishme dhe më të balancuara gjinore në Evropë.

“Kështu që uroj që e gjithë bota të shkojë në Shqipëri për një ose dy ditë. Dua të them, është një vend kaq i bukur dhe ata e dinë se si është të humbasësh gjithë lirinë e tyre. Ata nuk po i bëjnë këto debate që po bëjmë ne në Amerikë. Gjithçka që ata donin të flisnin ishte e ardhmja”.

Ai edhe një herë solli në vëmendje se kur u përfshi në çështjen e Kosovës – vendi në atë kohë ishte pjesë e Serbisë, por në thelb ishin mbi 90% shqiptarë që po luftonin për ekzistencën kundër Millosheviçit dhe Serbisë.

“Ne jetojmë këtu në Chappaqua, New Jork. Dhe New Jork-u ka popullsinë më të madhe shqiptare jashtë Shqipërisë. Dhe shumë prej tyre është e përqendruar në vendin ku jetojmë. Poshtë këtij blloku nga ku po flas, kemi dy familje shqiptare kosovare. Pra, shkova atje. Nuk kam qenë kurrë më parë në Shqipëri”.

Kjo e fundit ndryshoi derisa ishte i ftuar nga kryeministri Edi Rama, për të cilin ish-presidenti thotë se është një artist i talentuar dhe një ish-basketbollist goxha i gjatë.

Ai rikujtoi vizitën në atë që ishte “bujtina zyrtare komuniste në kohën e Stalinizmit”.

Clinton zhvilloi më 3 dhe 4 korrik një vizitë në Shqipëri, ku u nderua edhe me titullin Yllit të Mirënjohjes për Arritjet Publike, si edhe lëshoi një sërë mesazhesh të fuqishme për situatën aktuale në rajon dhe më gjerë.

Sa duket, vizita e parë ndonjëherë për të në Shqipëri, i ka lënë mbresa të veçanta edhe pas një jave presidentit të 42-të të SHBA-ve, ku përmes një postimi në median e tij sociale Twitter, ai e bëri Shqipërinë shembull për një vend që përqafon demokracinë.

“Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të mbizotëronte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen. Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”.

Kështu ka shkruar ai, duke shpërndarë edhe një video nga nderimi që shqiptarët i bënë përzemërsisht gjatë vizitës.

Ndër mesazhet e tjera që ai dha – mbi të gjitha për situatën e krijuar në veri të Kosovës – ishin ato të “fundit të një marrëzie konfliktuale.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë dhe do të doja të mos ndodhte kurrë”.

Kështu – me një historik të situatës – Clinton u shpreh se nuk ishte vendim i tij, por i kosovarëve për të krijuar ato “katër komuna në të mirë të serbëve për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër”.

Ai ravijëzoi se votimi ishte një gabim dhe se “tani është e lehtë për shqiptarët në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre”.

Duhet kujtuar se gjatë presidencës së tij tetë-vjeçare, ishte pikërisht Bill Clinton, kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili mori vendimin e guximshëm për të nisur bombardimet e NATO-s në Serbi dhe për të çliruar Kosovën nga agresori.

Ndërsa, mbi Shqipërinë, ai pranoi se të gjithë aleatët duhet të jenë bashkë kur bëhet fjalë për ta mbështetur.

/a.r

Next Post
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Bregu: Inovacioni do t'i mundësojë grave fuqizimin ekonomik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In