• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çkombëtarja e Kosovës

by
14/10/2015 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardit Bido

Shqipëria ia doli të kualifikohet për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar. Njëkohësisht, Kosova po orvatet të krijojë përfaqësuesen e saj në kuadër të FIFA-s. Mirëpo, a na shërben si komb, si shtete, si popullsi diçka e tillë? Nuk dëshiroj të shkruaj për futboll, sepse në atë pikëpamje është e dukshme që kjo është humbje për të gjithë. Një përfaqësuese e Kosovës do të thotë ndarje më dysh e një kombëtareje, që ia doli të kualifikohet vetëm dhe vetëm sepse gjysmat e djemve ishin nga Shqipëria e gjysma nga trevat e tjera kombëtare nga Kosova, Maqedonia e Presheva.

Ajo që më shqetëson është aspekti identitar. A po tenton Kosova të krijojë një përfaqësuese, apo një gjysmë-kombëtare shqiptare, një “kombëtare” që çkombëtarizon përfaqësuesen kuqezi. Për këtë le ta nisim nga diferenca mes përfaqësueses dhe kombëtares. FIFA dhe UEFA i kanë mëshuar gjithnjë krijimit të ekipeve përfaqësuese të shteteve, ku shtetasit e saj, pavarësisht prejardhjes, kanë të drejtë të mbrojnë flamujt përkatës. Mirëpo, ky model nuk ka funksionuar dhjetëvjeçarët e fundit në këto anë të Evropës. Sot numërohen lehtë përjashtimet, ku një boshnjak mbron fanellën e Serbisë, apo një serb atë të Bosnjes, teksa rregulli është përjashtues. Rastet kur minoritarët grekë në Shqipëri luanin për kombëtaret tonë janë zëvendësuar me katër lojtarë të ekipit grek, që e kanë origjinën nga Shqipëria. Prandaj, sikurse është e pamundur të gjesh një preshevarë të mbrojë flamurin e Serbisë, është po aq e vështirë të hamendësosh një serb Kosove në përfaqësuesen e saj.

Kjo po duket edhe nga “përfaqësuesja”, e paanëtarësuar ende, e Kosovës, që përbëhet vetëm nga shqiptarë. Pyetja që mbetet është për çfarë na duhet një gjysmë-kombëtare tjetër shqiptare, nëse ajo nuk do të jetë aspak përfaqësuese e shtetit të Kosovës? Disa pretendojnë se kjo i shërben njohjes ndërkombëtare republikës dhe të tjerë faktit të thjesht se çdo shtet duhet ta ketë një përfaqësuese.

Mirëpo, në të dyja rastet nuk merret parasysh sensitiviteti që ajo do të krijojë. Një “kombëtare” që nuk do të ishte përfaqësuese e shtetit të Kosovës, pra ku krahas shumicës dërrmuese shqiptare do të kishte dhe pakica, do të shërbente vetëm për të përçarë shqiptarët e andej Drinit, me ata të këtej Drinit. Asgjë e mirë nuk mund të lindte politikisht nga një përfaqësuese jopërfaqësuese. Ajo as do të përshpejtonte integrimin e pakicave e as do të mundësonte parjen me sy të mirë nga bashkësia ndërkombëtare.

Së fundmi, argumenti në dukje naiv se çdo shtet e ka një përfaqësuese, duhet të peshohet mirë. Ai është i pamohueshëm, por njëherazi edhe joaksiomatik. Problemi nuk qëndron nëse do të përçahet një ekip, por gjetkë. Një komb që sot gëzon e buçet me një zë, si realiteti i vetëm i bashkimit kombëtar, që të gjithë e duam, por nuk ia arrijmë dot, do të detyrohet artificialisht të ndahet më dysh. Plisat e Prishtinës duke bërë tifo për kombëtaren kuqezi, e ujqrit e dëborës duke bërë tifo për “kombëtaren” verdhekaltër. Sepse, edhe po ti ndajmë artificialisht, nuk besoj se do të ketë plis prishtine që zemrën nuk do ta ketë në Tiranë apo ujk korçe që zemrën nuk do ta ketë në Prishtinë.

“Kombëtarja” e Kosovës është një dëm i parandalueshëm. Ajo nuk është përfaqësuese e shtetit të Kosovës, sepse i mungojnë pakicat e pavullnetshme, që në futboll ndjekin zemrën dhe jo logjikën. Ajo nuk ndihmon politikisht dhe dëmton seriozisht futbollin tonë kombëtar. Mbi të gjitha, ajo është çkombëtarja e zemrave të shqiptarëve që rrahin njësoj në çdo trevë; një përçarje e panevojshme e kombit shqiptar, pa asnjë përfitim. Lereni kombëtaren të jetë i vetmi simbol që na bashkon, që na bën të frymojmë së bashku e na zhduk kufijtë që na imponojnë.

Next Post

Tjetër qeveritar qëllohet me vezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD e vonuar, shkak lidershipi”, Salianji: Sot duhet të flisnim për kandidatët për Bashkitë

February 5, 2026
Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In