Pas lajmit se në shkollat e New York do të ofrohet mësim në gjuhën shqipë, e përditshmja “New York Post” në numrin e sotëm ka publikuar një artikull në gjuhën shqipe të titulluar “Ç’kemi Albania”.
Prej disa ditësh është miratur ligji i cili do të ofrojë mësime në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët dhe për këdo që ka dëshirë të mësojë shqip. Në New York jetojnë rreth 600 mijë shqiptarë të cilët tashmë do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën amtare.
ma.me