• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ç’kapja e Kosovës dhe Thaçi përballë Thaçit!

by Ben Andoni
26/06/2020 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kurrë ndonjëherë në vitet e fundit, Hashim Thaçi, presidenti aktual i Kosovës nuk ka marrë këtë mbështetje nga palët e ndryshme brenda vendit dhe madje jashtë saj për pastërtinë e tij dhe luftën e drejtë të UÇK-së, me të cilën identifikohet. Por ishin vetëm pak orë më parë, kur ai anatemohej për çdo gjë në Kosovë dhe më shumë akoma i është vënë mbi shpinë përpos një mali korrupsioni dhe elementëve të tjerë negativë edhe ndryshimi i territoreve. Kjo e fundit, një fakt, që ai e ka përtypur, e ka pëshpëritur dhe në fund e ka mohuar. Ish-kryeministri e fyeu hapur duke mos e respektuar as në protokoll, kurse politikanë të ndryshëm nuk lanë gjë pa i thënë në vitet e fundit ndaj tij. Me pak fjalë, në Kosovë, tashmë mund të kënaqen, paçka se gjithçka e kanalizojnë me UÇK-në dhe me rezistencën e drejtë të shqiptarëve.

Në muajt e fundit nuk është se nuk është përmendur emri i Thaçit për Tribunalin e Hagës dhe konsekuencat që mund të rridhnin prej saj. Vetë presidenti jo vetëm i ka mohuar por ka treguar gatishmëri se ishte gati të përballej me Drejtësinë dhe se nuk tutej. Veçse do të mjaftonte shpallja e fundit zyrtare për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që Kosova të ndryshojë. Një valë përkrahje patetizmi për të dhe shumë më pak për bashkëpunëtorin e tij, kreun e PDK-së Veseli ka plasur në Prishtinë, e më shumë duket në Tiranë. Krejt ndryshe nga më parë, tashmë duket se dëshmitë janë më të qarta. “Kjo aktakuzë është një hap pozitiv për drejtësinë pasi këto krime të supozuara kanë rënduar mbi Kosovën për dy dekada”, tha Lotte Leicht, drejtore për Bashkimin Evropian (BE) në Human Rights Watch.

Thaçi dhe Kosova përballë Hagës e kishin nevojën që ta parashikonin me kujdes se cila do ishte konsekuenca e fundit e këtij institucioni që mori vite dhe mblodhi dëshmitarë, kurse institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të parashikonin dhe të paramendonin çdo pasojë, e një procesi që në fakt e kanë gatuar vetë për t’u dukur mirë para syve të Evropës dhe SHBA-së. Që do të thotë, brenda këtyre viteve, ishte e gjithë koha e mjaftueshme që institucionet e Drejtësisë së Kosovës të vinin pikat mbi “i”, ashtu si Tirana zyrtare të mendonte me kujdes çdo skenar me diplomacinë e saj. Por ja ku jemi: Qeveria e Tiranës dhe Kosovës dinin fare pak ose aspak për këtë vendim, ndërsa në vitet e fundit institucionet e dy vendeve kanë futur vetëm përçarje mes vete. Kurrë nuk ka ndodhur që Presidenti i Kosovës të kishte debate deri ofendimi me Berishën, ish-kolegun e tij shqiptar, gjë që nuk ka ndodhur dhe me ish-homologun serb, një nga funksionarët e forcave që bënë namin në Prishtinë e gjetkë në kohën e Luftës. Akoma më e lodhshme është ritirada e fjalëve që po mbahen në parlamentin shqiptar nga kryeministri, pasi duhet pritur nëse kjo akuzë ka bazë reale apo është ashtu si e mendojnë shumica e njerëzve që njohin rajonin: një zhurmnajë apo thjesht si pasojë e problemeve që tashmë po dalin në sipërfaqe hare hapur me s SHBA-së dhe Evropës. Por, në të vërtetë ka dhe një të vërtetë të hidhur që në Tiranë nuk e kuptojnë dot. Ka shumë njerëz që janë lehtësuar nga gjykimi i afërt i Thaçit, paçka se ky i fundit vazhdon të thotë se është thjesht përpara një procedure të zakonshme. Tek e fundit, sipas tyre, tashmë po nis realisht çkapja e vërtetë e Kosovës nga njerëzit që e munduan atë në Demokraci dhe në Liri. Sido që të jetë një gjë kuptohet mirë, Thaçi si rrallë herë është përballë vetë Thaçit. (Javanews)

 

Next Post
Vrasja e Billës, zbulohet foto e të arrestuarës, 26-vjeçarja pranon krimin: Pritën ia ngrita në këmbim të parave!

Vrasja e Billës, zbulohet foto e të arrestuarës, 26-vjeçarja pranon krimin: Pritën ia ngrita në këmbim të parave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In