Manchester City ka regjistruar fitore të thellë ndaj Liverpoolit me shifrat 5-0.
Golat për ekipin e Pep Guardiolas i kanë shënuar: Sergio Aguero (24), Gabriel Jesus (45 dhe 53) dhe Leroy Sane (77 dhe 90).
Në këtë takim, Liverpooli ka luajtur pa sulmuesin kryesor, Sadio Mane, i cili në minutën e 37-të u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër në portierin e Manchester Cityt, Ederson Moraes.
Pas kësaj fitore, Manchester City është ngjitur në krye të tabelës në Premierligë me 10 pikë të grumbulluara. Kurse, Liverpool ka mbetur në kuotën e 7 pikëve. /a.m.










