Klubi anglez, Manchester City insiston ta blejë yllin e Barcelonës, Lionel Messi-n.
Sulmuesi argjentinasi prej kohësh kërkohet nga “qytetarët”, dhe sipas mediave britanike, multimilioneri Roman Abramovich është duke përgatitur një mega-ofertë për lojtarin, të cilin synon ta blejë verën që vjen, citohet Telegraf.
Ndryshe, drejtuesit “Blaugranave”, ditë më parë deklaruan se Messi nuk do të shitet, dhe sipas tyre, argjentinasi do të qëndrojë në “Camp Nou” deri në fund të karrierës. (b.an)