Manchester City i Guardiolës po mundohet vazhdimisht ta bind Iscon që këtë verë t’i bashkohet qytetarëve dhe si duket kjo është edhe duke u arritur pasi që The Mirror shkruan se City gjithnjë e më shumë po beson në transferimin e 25 vjeçarit spanjoll.
Aktualisht kryesuesit e Premier Ligës janë të gatshëm të ofrojnë një shumë mjaft të lartë të hollave për të siguruar shërbimet e Iscos. Shuma të cilën janë në gjendje të paguajnë është rreth 75 milionë funte, transmeton KP.
Lojtari është ndër lojtarët më të pëlqyer të teknikut të Manchester Cityt , Pep Guardiola si dhe ai vetë e ka pranuar se Isco do të jetë njëri ndër prioritet e Cityt në verë. (b.an)