• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cironka Bllako është gjithashtu një viktimë e sistemit

by Fatos Tarifa
03/04/2022 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Botuar në DITA

Të gjithë flasin sot për të. Sot më shumë flitet për Alqi Bllakon sesa per Berishën, per presidentin e vendit dhe për vetë kryeministrin “e jashtëzakonshëm e fuqiplotë” të vendit, Edi Rama.

Bllako. Bllako. Nje emër tërësisht obskur deri disa vite më parë. Një askush.

Dikush duket se ia njohu mirë karakterin, dobësitë dhe shërbimet që ai mund t’u bënte eprorëve të tij. E targetuan si individ. E rekrutuan në bandën e politikanëve të korruptuar për tu shërbyer padronëve të regjur që kërkojnë t’i ruajnë “të pastra” duart e tyre dhe të përdhosin ato të të tjerëve.

Dhe Bllako, një i ri naiv dhe me karakter të dobët, iu dha pushtetit të të tjerëve. Lakmoi të bëjë karrierë politike dhe zgjodhi më së pari LSI‐ne.

Kjo parti klienteliste, kur bashkëqeveriste me Partinë Socialiste dhe kur Bllako ishte fare i ri, vetëm 26, e bëri këtë djalosh ende me qumësht në buzë, Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit. 26 vjeç. I sapo dalë nga bangat e shkollës, por militant i partisë. Besnik i Partisë. Pa asnje përvojë dhe pa provuar asnjë aftësi, veç besnikërise ndaj kreut të LSI-së.

Kur, 4 vite më vonë, ky i fundit u bë president i vendit, Bllakon, të cilit ia kishte çmuar shërbimet, e bëri Sekretar të Përgjithshëm te Presidencës. Gjashtë vite në këta pozicione shtetërorë të rëndësishëm e “aftësuan” djaloshin nga provinca e largët e Kolonjës dhe ia shtuan Bllakos oreksin për karrierë, për sukses dhe për para, por ia verbuan sytë dhe mendjen.

Duket se kryeministrit Rama dikush ia solli në vëmendje dhe Bllako e la funksionin që kishte në presidencë për t’u bërë, më 2019, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencise se Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Landfilleve.

Në këtë funksion, të cilin ia “besoi” qeveria socialiste e kryeministrit Rama, mundësitë për të përfituar përmes abuzimit dhe shpërdorimit të detyrës ishin, sigurisht, më të mëdha se sa në predidencë dhe përmes tyre, Bllako, hajde merte vesh se si, për çfarë arsyesh dhe mbi bazën e cilave merita e kontribute në Partinë Socialiste, për habinë e shumë njerëzve dhe, pa dyshim, për habinë e autorit të këtyre radhëve, u gjend papritur në listën e sigurt të kandidatëve të kësaj partie për Tiranën, para emrave te disa personaliteteve të shquar të saj, si Fatmir Xhafa, Pandeli Majko apo Mimi Kodheli.

“Çudi për tu çuditur”, do të thoshte Shekspiri.

Nga e gjeti Rama, si kryetar i PS-së, këtë “socialist”? Çfarë dinte për të? “Ç’merita i njohu dhe i çmoi? Diogjeni i lashtë, nëse do e kishte kërkuar me qiri tërë jetën një kandidat si Bllako, nuk do e kishte gjetur dot. Por ja që Rama ose ka qirinj më të mirë sesa ata të Diogjenit, ose ka nuhatje më të mirë se ai.

Dhe Bllako nga Kolonja u bë deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, për të më përfaqësuar mua, banorin 60 e kusur vjet të Tiranës në Parlamentin e kësaj republike dhe qindra mijëra banorë të tjerë të kryeqytetit dhe të qarkut të Tiranës.

Rënia e Bllakos ishte e shpejtë ashtu siç qe e shpejtë ngritja e tij. No surprise! Bllako ra viktimë e ambicieve të tij, e lakmisë për karrierë, pushtet dhe para. Por ai është, gjithashtu, viktimë e këtij sistemi që kemi ngritur, në të cilin, ato që çmohen më pak janë aftësitë dhe meritat individuale dhe ato që çmohen më shumë janë servilizmi dhe shërbimet ndaj bosëve të tu.

Me zbulimin e njerëzve të tillë dhe viktima si ky Alqi Bllako, një cironkë fare e vogël, asgjë nuk ndryshon në sistem. Sistemi, përkundrazi, sofistikohet edhe më tej si nje sistem i padrejtë, i korruptuar e korruptues. Si Bllako ka qindra të tjerë. Alqi Bllako nuk është thjesht një person; ai është një dukuri.

Është e lehtë për kryeministrin Rama të thotë se përgjegjësia e politikanëve dhe e zyrtarëve të korruptuar kur shkelin ligjin është gjithnjë një përgjegjësi personale, por po kaq personalisht duhet ta shohë e ta ndiejë përgjegjësinë për venien e një individi si Bllako në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë të PS‐se edhe vetë ai, kryetari i PS-se, Edi Rama, që e ka bërë dhe e ka miratuar atë listë.

Kushdo duhet të mbajë përgjegjësi për atë që bën, aq përgjegjësi sa i takon. Për Ramën, ky rast duhet të shërbejë si një reminder për të parë e kuptuar se nga ç’njerëz rrethohet, cilët mban pranë, cilët largon, cilët promovon, cilëve u beson dhe me cilët këshillohet.

Without council there is no wisdom.

Next Post
Gjendet kafka dhe eshtrat e një njeriu në Kurbin

Gjendet kafka dhe eshtrat e një njeriu në Kurbin

Comments 1

  1. Baca says:
    4 years ago

    Shume i nderuar profesor, merruni me marredhenjet nderkombetare, diplomacine e gjeopolitiken. Mos u beje pis me argumenta te tille si ky qe ke trajtuar. Gjithsesi, ju e dini me mire!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In