• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cirku i Tiranës te Pediatria, Manastirliu: Sjellim festën për ata që kanë më shumë nevojë 

by Java News
26/12/2017 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Cirkut të Tiranës, atmosfera festive përfshiu sot të gjitha pavionet e Pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku akrobatët e Cirkut të Tiranës dhanë shfaqje për fëmijët e sëmurë si dhe u shpërndanë dhurata për 120 fëmijë në të gjitha pavionet e Pediatrisë së Specialiteteve.

Shfaqjet e artistëve të Cirkut nisën nga pavioni i Onko-Hematologjisë, ku aktualisht janë 15 fëmijë me sëmundje të rënda. ““Atmosfera festive nuk mund të kuptohet pa gëzimin e fëmijëve, ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë gjithë kësaj periudhe është pranë atyre që janë më të dobët dhe që kanë më shumë nevojë, siç janë fëmijët e sëmurë këtu në repartin e Onko-Hematologjisë në Pediatrinë e QSUT-së.

Këta fëmijë do duhej të ishin padyshim pranë të afërmeve të tyre, me shokët e tyre, në shtëpitë e tyre, në këtë periudhë festive, por në pamundësi, ne, së bashku me Cirkun e Tiranës, që gjej rastin ta falenderoj, duam që t’ua sjellim festën sa më pranë, që edhe ata të mos jenë të përjashtuar nga gjithë kjo atmosferë festive”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj.

Ogerta Manastirliu. Shefja e Shërbimit të Onko-Hematologjisë, prof. Anila Godo shprehu kënaqësinë që në këtë pavion, ku ka kaq shumë nevojë, erdhën ngjyrat, festa, argëtimi për fëmijët me sëmundje të rënda.

Teksa lajmëroi iniciativën për organizimin e festave dhe shpërndarjen e dhuratave në shërbimet pediatrike në të gjithë Shqipërinë, Ministrja Manastirliu siguroi për marrjen e masave për shërbim shëndetësor pa ndërprerje në këto ditë festash.

“Dua që të garantoj të gjithë qytetarët që gjatë gjithë kësaj periudhe festive janë marrë të gjitha masat në lidhje me rastet e urgjencës që mund të ndodhin përsa i përket shërbimit 24 orë në 24 nëpër spitale, janë marrë masat, për të mos munguar medikamentet dhe çfarë është më e rëndësishmja, ekipi i mjekëve dhe infermierve është në gjendj gatishmërie për festat e fundvitit”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ministrja Manastirliu falenderoi ekipin e mjekëve, infermierëve, të gjithë personelin e spitaleve që këto ditë do të jenë në gadishmëri 24/7 për t’ju ardhur në ndihmë atyre që do të kenë nevojë për shërbim shëndetësor.

a.ç

Next Post

Tahiri te Krimet e Rënda, apelon vendimin për bllokimin e pasaportës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In