• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cirku i milionave të djegura dhe dasmës së prishur

by Java News
28/04/2025 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endrit Hora

Për dy muaj të tërë, me entuziazmin e një fëmije që i kanë premtuar lodrën e parë, bridhnin studio më studio duke bërtitur: “Prisni marsin! Surpriza do t’ju lërë pa mend!”
Iku marsi. Erdhi dhe iku prilli, pa surpriza. “Po vjen, po vjen, por e kemi lënë për në maj”. Nuk i ndihmoi as LaCivitaja, i cili në ato 30 sekonda që u fliste në mitingje, lodhej më shumë për të shpjeguar se nuk vjen në emër të Uashingtonit zyrtar.

Por surpriza më e madhe, që nuk e prisnin u ndodhi atyre vetë. Sepse në Amerikë, atje ku fjala llogari është më e rëndë se fjala burrëri në oborrin e SHQUP-it, nuk ka “hajt mo”, apo pagesa nën dorë si në qebaptoret e lagjes. Çdo gjë deklarohet. Çdo cent ka një adresë. Kishin shpresuar të kapnin një herë rezultatin, dhe e kishin menduar aq magjik, sa do të justifikonte çdo pagesë në sytë e njerëzve. Por për fatin e keq të tufës që ndjek pas non gratën, kontrata u publikua, bashkë me faturën. Dhe çfarë kontrate!

Asnjë magjistar, asnjë Mesia, asnjë shpëtimtar me pasaportë amerikane nuk kishte pranuar të bënte mrekullira. Thjesht kishin pranuar të ofrojnë shërbime kundrejt pagesës.
Dhe çfarë pagese! 6 milion dollarë për të pastruar biografinë e një plaku politik që, sa herë është zgjuar me pushtet në dorë, Shqipëria ka përfunduar ose në flakë, ose në varfërim. Tani edhe më naivët, edhe më të hipnotizuarit, fillojnë të kuptojnë: Non Grata-n nuk munden ta heqin me gjyqe imagjinare në Paris, as me retorikë folklorike në TV, dhe as me broçkulla mbi “pastërtinë morale”.

Duan ta heqin me para. Cash. Të thata. 6 milion dollarë. Ndërkohë, zbulimi i ka zënë në befasi. I ka kapur një mërzi epike. Këta që kapnin çdo gazetar për xhakete, që të shkonin studio më studio për të shpallur epokën e re të madhështisë pa non grata, kanë marrë urdhër të fikin telefonat, të zhduken nga ekranet, të mos guxojnë të zënë në gojë kontratën. Duken si ata krushqit që kishin ngritur çadrat për dasmën, por zbulojnë të premten në mbrëmje se dhëndri paska një tjetër nuse në një tjetër qytet. Dhe nisin të shajnë kohën, fatin dhe nusen, pa pranuar se halli nuk është as koha, as fati, as nusja: halli është vetë dhëndri. Dhëndri ynë legjendar, 80 e kusur vjeç, sheh në horizont vetëm një ëndërr të parealizuar: Amerikën.

Përtej oqeanit, në vendin ku “nothing is personal, everything is business” është ligj i pashkruar, kompanitë presin me padurim peshq të mëdhenj dhe të pashpresë. Sa më i thellë halli, aq më e majme fatura. Dhe halli i doktorit është vërtet i thellë: një njollë që nuk fshihet me sapun retorike, një barrë që nuk shkarkohet me predikime folklorike. Vetëm me para. Dhe prapëseprapë, pa garanci.

Por ironia më e dhimbshme është tjetërkund: Nuk është vetëm çmimi marramendës që paguajnë. Është fakti që edhe pas pagesës, mbeten të njëjtët: një tufë mjeranësh që s’kanë as forcë, as vizion, as shpresë për të bërë një hap përpara. 6 milion dollarë më pas, nuk janë as më afër me Amerikën. Janë thjesht më të zhveshur para shqiptarëve. Më të ekspozuar. Fatkeqësisht, halli më i madh nuk është ai i dhëndrit. As i krushqve të hutuar. Halli është i Shqipërisë, që pret ende një opozitë që të merret me fatin e saj, e jo me hallin personal të një plaku që nuk pranon perëndimin e yllit të tij. Deri atëherë, ne do të jemi këtu, duke parë cirkun e milionave të djegura dhe dasmës së prishur./Tema

Next Post
Zgjedhjet e 11 majit/ Sondazhi i dytë i Angi Ricerche: PS fiton Fierin me 57.3 përqind, PD me 39.5 përqind

Zgjedhjet e 11 majit/ Sondazhi i dytë i Angi Ricerche: PS fiton Fierin me 57.3 përqind, PD me 39.5 përqind

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In