• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Cipras: Më 5 korrik, referendum

by Java News
27/06/2015 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri grek, Alexis Tsipras njoftoi në mesnatë mbajtjen e një referendumi në Greqi mbi tekstin që do të paraqitet sot në takimin e Eurogrupit parashikuar në Bruksel mes Athinës dhe kreditorëve.

“Populli duhet të vendosë pa asnjë shantazh (…), referendumi do të zhvillohet më 5 korrik”, deklaroi kryeministri në një fjalim televiziv të publikuar rreth orës lokale 01:00 (22:00 GMT) në stacionet televizive greke, një ditë para një takimi të fundit të ministrave të Financave të zonës euro para një dështimi të mundshëm të pagesave nga Greqia për FMN më 30 qershor.

Tashmë është e qartë që data nuk do të mund të respektohet.

Agjencia Telegrafike Shqiptare citon se në fjalimin e tij Cipras theksoi se këto propozime, të cilat në mënyrë të qartë shkelin rregullat evropiane dhe të drejtat themelore në punë, barazisë dhe dinjitetit, tregojnë se disa prej partnerëve dhe institucioneve nuk kanë synuar një marrëveshje të zbatueshme për të gjitha palët, por ndoshta poshtërimin e një populli të tërë.

“Përgjatë gjashtë muajve, qeveria greke ka ndërmarrë një luftë për të gjetur një marrëveshje të qendrueshme që respekton demokracinë. Na kanë kërkuar të vendosim masa shtrënguese ashtu si qeveritë paraardhëse (…) propozimet e kreditorëve rrisin pabarazitë sociale, sjellin një shkelje të rregullave evropiane dhe të drejtave të tregut të punës, ulje të pensioneve, një rritje të TVSH-së mbi prodhimet ushqimore dhe kanë si objektiv poshtërimin e popullit”, theksoi kryeministri.

Pjesëmarrja e Greqisë në këtë Eurogrup është bërë objekt i deklaratave kontradiktore pas njoftimit të referendumit, por ajo u konfirmua zyrtarisht nga zëdhënësi i Ciprasit, Gabriel Sakellaridis.

”Një zyrtar i zonës euro konfirmoi se Eurogrupi do të zhvillohej, pa përjashtuar se diskutimi do të përqendrohej tashmë në ”një plan B”, diskutim i pritur nga disa vende”, sipas tij.

“Kjo është një përgjegjësi historike që paraqitet për ne për të vendosur për të ardhmen e vendit (…) në ditët e ardhshme duhet të marrim vendime prej të cilave do të varen gjeneratat e ardhshme”, theksoi Cipras.

Paralelisht, qeveria ka njoftuar një takim sot mes zëvendëskryeministrit, Yannis Dragassakis dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Euclide Tsakalotos me presidentin e BQE-së, Mario Draghi.

Next Post

Mos i hidhni paketat e cigareve. Ja 9 gjërat që mund të krijoni me to

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In