Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, e ka cilësuar ngjarjen e mbrëmshme në Prekal si një ngarje shumë të rëndë.
Ai ka konfirmuar shumën prej 30 mijë eurosh shpërblim për informatorët që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të krimit të shëmtuar.
Çipa tha se autori ka qenë në brendësi të automjetit, ndërsa ka kërkuar që çështjen t’ia besojmë hetimit.
Sipas tij, turistët çekë janë goditur me plumb pas koke ndërkohë që brenda automjetit janë gjetur gjurmë të autorit.