• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Cipa dhe liria

by Ben Andoni
26/08/2025 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej i gjithë vendi, bashkë me erën e qelbur që do ç’aromizonte shumë nga sajesat tona historike. Hipokrizia, kameleonizimi dhe mbi të gjitha dukja, si cilësi, na ka mbajtur në një terr dhe po shkatërron sot shoqërinë e një vendi që ka ekzistuar në disa sisteme ekonomiko-shoqërore dhe përgjithnjë i fundit, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Referimi evropian për identitetin mbetet më shumë gjeografik dhe tashmë në kuadër të zgjerimit edhe BE-ist, pasi boll mirë e dimë se ku jemi me parametrat ekonomikë, mënyrën sesi po e trajtojmë dhe po e shfrytëzojmë vendin por mbi të gjitha rrugëtimin tonë në integrimet kontinentale. Ka kaluar pa asnjë kujdes dhe vëmendje, lajmi i referuar nga FAO (Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin), sipas të cilit në hartën globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024, Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Evropë duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend që përpëlitet prej vitesh në luftë. Në fakt, për ata që jetojnë Shqipërinë, situata s’është e habitshme. Referuar Eurostat-it dhe INSTAT-it, shqiptarët shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave mujore vetëm për ushqime, përqindja më e lartë në të gjithë kontinentin. Për krahasim, në vendet e Bashkimit Europian, kjo përqindje është rreth 13% dhe në rajon luhatet mes 25-35% (Monitor, 2025). A jehojnë vallë këto parametra?! Dhe, pse e kemi të pamundur të ndjekim qoftë edhe politikat e fqinjëve për ta përmirësuar jetën tonë?! Jemi futur në një guaskë, ku nuk dalim dot, ndërsa shoqëria jonë, mbarsur me problematika, për fatin e keq nuk nxit dot debate publike të instancave apo strukturave të interesit, sesi shqiptari i shekullit XXI të mund të jetojë të paktën si fqinjët e tij. Një cipë e trashë po na rritet ngado: në sy, mëndje dhe na “pengon” realisht të shikojmë atë që po ndodh me ne. Për ideologët e shekullit të shkuar, kohë e mbushur me totalitarizëm, ka pasur një ide dhe kjo lidhej me perceptimin e lirisë. Sa më pak të lirë të jemi, aq më pak kemi mundësi t’i parashtrojmë si duhet problematikat tona. Sot, ne, nuk kemi më mundësi ta dëshmojmë lirinë sepse liria ka nevojë për dëshmi. Ne jetojmë thjesht për dukjen dhe statistikat boshe. Liria, në vetvete, kishte për rrjedhojë nevojë për një vend,  në të cilin njerëzit mund të bëheshin bashkë-në agora, apo në treg, Polisi, apo hapësira publike, parashtronte në mesin e shekullit të shkuar Hannah Arendt.

Sistemi politik me veshje demokratike i kohës sonë e ka goditur mbi të gjitha hapësirën politike, e cila tek ne nuk referohet me dy partitë kryesore në vend, por thjesht me pronësitë reale mbi to: Partia e Ramës dhe Partia e Berishës. Po të mos jetë Rama, do thoshte në një aktivitet partiak ministri aktual në detyrë i Drejtësisë, Manja, ne nuk do përballeshim dot me bazën. Ai i merr votat. Ashtu si tek PD-ja, ka gjithnjë e më shumë zëra që përsërisin të njëjtën gjë. “Pa Berishën, ne shkërmoqemi!”. Paçka se PD-ja sot është një masë politike që nuk përfaqëson asgjë nga e Djathta e vendit dhe është më e shkërmoqur se kurrë. Kurse, PS-ja ka kohë që s’është më parti e Majtë.

Bash kjo mungesë lirie na ka bërë të mos shohim as problematikat më të mëdha në vend dhe pabarazinë e madhe shoqërore, e cila me kohë po merr forma të konsoliduara. Janë pak duar që gjenerojnë gjithçka dhe ku shkon ndarja e pasurisë kombëtare, politikat e ligjeve bëhen vetëm për ta, ashtu si nga ana tjetër, shikon se njerëzit e PS dhe PD-së janë më shumë të lidhur sesa ndarja artificiale që kinse bëjnë në panelet në Tv. Edhe kjo fazë e zhvillimit shqiptar po shkon ashtu si në diktaturë dhe në monarki: në mungesë lirie dhe në kuptimin shumë të ngushtë të saj. Ashtu si po forcohet një cipë që e ka veshur të gjithë realitetin tonë dhe ne e kemi të pamundur t’i shikojmë kufizimet tona. Në kuptimin e grekëve të vjetër edhe njerëzit që na drejtojnë sot s’janë të lirë, paçka pushtetit të frikshëm që posedojnë, sepse të jesh i lirë duhet të jesh i lirë mes të barabartëve. Herodoti e thoshte më “vrazhdë”: Liria është e barabartë me josundimin. Sa më shumë të dukesh se ke pushtet dhe në fakt pushtetarët e sotëm si Rama e kanë të pamatë dhe ndaj po e mbajnë këtë cipë të frikshme që na ka bllokuar dhe nuk na lë të zhvillohemi, aq më shumë pa liri jemi. Dhe, sërish për lirinë: Liria konsiderohet jo thjesht se je i shpenguar por se ajo duhet të shfaqet në çdo lloj veprimtarie të njeriut dhe, kjo e fundit, sipas filozofëve të vjetër, duhet të ishte reale, ku njerëzit, t’i perceptonin, pastaj t’i gjykonin dhe në fund t’i mbanin mënd aktet e tyre, gjithnjë jo në dëm të të tjerëve. Kjo është gati e pamundur sot në këtë diktat të një pushtet të  centralizuar të autoritetit dhe mungesës së përgjegjësisë dhe dekadence sfilitëse morale. Ndaj nuk  duhet të çuditemi që për shkak të mungesës së lirisë nuk ballafaqohemi me të vërteta. Dhe, ato janë nga mendimi deri në ushqimin, bazën e ekzistencës atë që po prek shqiptarin e thjeshtë. Dhe, kur kthehesh në realitet, kujtohesh se: Shqipëria mban një ndër normat më të larta të TVSH-së për ushqimet në Europë, me 20%, ndërkohë që vendet e rajonit dhe BE aplikojnë norma të reduktuara (nga 5% në Maqedoninë e Veriut deri në 0% në Irlandë). Kjo barrë tatimore, e kombinuar me shumë faktorë i ka bërë të rriten shumë artificialisht çmimet për konsumatorin. Anipse, propaganda flet vetëm për suksese dhe rritje turistësh, por aspak të vërtetën që tashmë mezi nuk po shpërthen poshtë cipës, ku liria kërkon t’i vihet fre dukjes: “Cipa e prezantuar nga një jetë gënjeshtrash përbëhet nga materiale të çuditshme. Për aq kohë sa cipa mbyll hermetikisht të gjithë shoqërinë, duket sikur është e fortë si gur. Por, në çastin që dikush e gris në një vend të vetëm, kur një person bërtet: ‘Mbreti është lakuriq!’-kur një person i vetëm shkel rregullat e lojës, duke e ekspozuar atë si lojë, – çdo gjë papritur shfaqet në një dritë tjetër dhe e gjithë cipa duket se është e hollë, diçka që mund të bëhet copash apo të shpërbëhet dhe nuk ka asgjë që të mund ta shpëtojë”, citojmë Harendt tek “Mbi Revolucionin”, përkthyer tashmë dhe në shqip. (Homo Albanicus)

Next Post

Parashikimi i Ngjelës: Rama dhe PS rrëzohen brenda 4 muajve, nëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In