• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çinari nxjerr Tiranën ‘jashtë loje’, Partizani triumfon në derbi dhe rikthehet i dyti

by A R
21/01/2021 19:58
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eraldo Çinari u bë heroi i Partizanit në përballjen e “Elbasan Arenës” me rivalët e përjetshëm bardheblu duke iu dhënë fitoren 1-0 ekipit të tij.

Mjaftuan vetëm pak minuta në fushë për të shënuar një gol me shumë peshë, rreth 6 muaj pas pranisë së fundit të tij në një ndeshje zyrtare.

Vetëm 21 sekonda i mjaftuan Tiranës për të rrezikuar portën e Partizanit me Seferin, goditja e të cilit prirët me portën i devijua në fundore nga Hoxha. Në të 18-ën Asani kontrollon topin në zonë, tenton prirët  me portën, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Vetëm pak çaste më vonë, provon Melo me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga portieri Bekaj.

Çfarë humbet Seferi në të 36-tën, sulmuesi bardheblu del përballë Hoxhes, e shmang atë, por nuk arrin të të gjejë portën, topi shkon në fundore.

Pas sekonda më pas rreziku kalon në portën tjetër, Cardeiro përballë Bekajt godet mbi tra. Futbollisti i kuq kërkon 11-metërsh pas përplasjes me portierin bardheblu, por nuk është i këtij mendimi Jorgji.

Pjesa e dytë nis më mirë për Partizanit, që për disa minuta e mbyll në zonë kundërshtarin. I pafalshëm gabimi i Solomonit në në minutën e 47-të, me sulmuesin e kuq që nuk arrin të devijojë topin drejt rrjetës.

Ekuilibrat në fushë u prishën në minutën e 52-të, kur Jorgji i tregoi kartonin e dytë të verdhë Jurgen Bardhit, për një ndërhyrje ndaj portierit Bekaj. Irritohen futbollistët e kuq për këtë vendim të kryesorit, por Jorgji nuk bën prapakthehu.

Pak minuta më vonë, Tosheski vë në provë Alban Hoxhën, për të ardhur më pas te kartoni i dytë për Idi Bathën, pas një ndërhyrjeje ndaj Asanit. Forcat në fushë ekuilibrohen pas vetëm 4 minutash.

E pakuptueshme lëvizja e Melos në hyrje të zonës, thuajse i vetën përballë Bekajt. Braziliani vonon në finalizim, me rrezikun që largohet nga porta bardheblu.

Daja dhe Dede në të 68-ën bënë disa ndërrime, Junior e Cara zëvendësuan Melon dhe Solomonin, ndërsa Kuka e Danson ulën në stol te bardheblutë Seferin dhe Halilin.

Një gabim i Malës mund t’u kushtonte shtrenjtë të kuqve në minutën e 77-të, me bardheblutë që nuk, mundën të finalizonin.

Në të 78-ën vjen momenti i Erlado Çinarit, që mori vendin e Jasir Asanit, i cili tregoi pakënaqësi për zëvendësimin.

Partizani merr kontrollin e lojës në minutat e fundit, ndërsa në këmbët e bardhebluve filloi të ndihej më shumë lodhja.

Në minutën e 83-të erdhi goli që vendosi sfidën në favor të të kuqve. Pas një ngulmimi të gjatë të “demave”, Murataj tenton në hyrje të zonës portën, por topi shkon te Çinari që e devijon drejt rrjetës duke mos i thënë asnjë shans portierit Bekaj.

E kuptueshme festa e çmendur e sulmuesit shkodran, që vetëm një ditë pasi mori lejen e aktivizimit nga FIFA, realizoi një gol me shumë peshë, që mund të vendosë shumë në ecurinë e sezonit.

Vetëm pak minuta pas golit, Vrapi i Tiranës pati shansin të barazonte, por ndërhyri në kohë Belica.

As aktivizimi i Sasrakut 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt nuk e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, me Partizanit që rikthehet te fitorja në derbi pas dy humbjeve dhe dy barazimeve.

Next Post
Horoskop/ 4 shenja që e kanë problem martesën

Shenajt e Horoskopit që nuk duhet kurrë të dashurohen me njëra-tjetrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In