• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çimka, GPS e aksesorë për BKH në terren, SPAK anulon tenderin “sekret” 321 mln lekë

by S T
02/07/2024 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tender i klasifikuar sekret, me vlerë prej 321 milion lekë të vjetra, i cili kishte si qëllim blerjen nga prokuroria e posaçme SPAK të paisjeve teknologjike si çimka përgjuese, GPS dhe aksesorë të tjerë të sistemeve Softwere dhe Hardwere, është anulluar.

Për këtë procedurë të dështuar, në datën 21 qershor 2024 SPAK ka njoftuar dhe Agjensinë e Prokurimeve Publike, duke argumentuar se asnjë nga ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë nuk përputhte kriteret e caktuara në dokumentat e SPAK.

Më tej prokuroria e posaçme argumenton se në vijim do marë të gjitha masat e nevojshme për rihedhjen e procedurës së klasifikuar të prokurimit.

Ky tender sekret i etiketuar si “Loti II” zhvillohet në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë, për blerjen e sistemeve Teknologjike si “Hardware” dhe “Software” me qëllim suportin e hetuesve në hetimet e tyre të kryera në terren.

Fondi limit për blerjen e këtyre aparaturave është 321 milion lekë të vjetra, para këto që janë vënë në dispozicion nga granti i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

SPAK dhe agjensia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, në shumë raste bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën, ku të gjitha pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga prokuroria e Posaçme, administrohen nga AAPSK-së.

Kësisoj një pjesë e buxhetit financiar, kalon për llogari të prokurorisë së Posaçme, me qëllim investim në infrastrukturë dhe mjete teknike për hetim.

Anullimi i këtij tenderi të kufizuar, vjen në një periudhë kur SPAK, vendosi në fillim të muajit qershor 2024 të anullojë një tender të dytë me vlerë financiare prej 1 milion e 105 mijë euro, shumë kjo që do shpenzohej nga prokuroria për blerjen e paisjeve për sistem mbrojtje antiransomëare, storage, server dhe sëitch.

Ky tender u anullua për shkak se SPAK kishte paracaktuar si fitues Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “Axians Albania” plus “ATOM”, që administrohen nga Kleanth Prifi dhe dy biznesmenët Luan Basha dhe Armand Agolli.

Tenderat sekret, kryhen në kuadër të formatit të mbrojtjes dhe sigurisë, ku shpesh herë ato aplikohen nga SHISH për qëllime zbulimi dhe kundërzbulimi, SPAK për qëllime hetimi, Ministria e Mbrojtjes, SHIU, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Shtetit apo Ministria e Brendshme.

Në këto tendera marin pjesë ato kompani që çertifikohen dhe nga DSIK-ja dhe më pas është autoriteti kontraktues, në këtë rast SPAK, që mes 2,3 apo 5 subjekteve tregtare zgjedh më preferencialin për lidhjen dhe zbatimin e kontratës.

Në shumë raste në këto tendera fituasi është i paracaktuar dhe nuk është ka ndonjë garë të drejtë në pikëzimin e subjekteve pjesëmarëse.

Thuajse me të njëjtën praktikë kryhet dhe procedura për shërbimin dhe mirëmbajtjes së aparaturave të qëndrës së përgjimeve në SPAK, që prej dy vite rresht fitohet nga një kompani e vetme. (Ora News)

Next Post
Një në pesë shqiptarë i moshuar, presioni mbi skemën e pensioneve paraqitet në nivelin më të lartë ndonjëherë!

Një në pesë shqiptarë i moshuar, presioni mbi skemën e pensioneve paraqitet në nivelin më të lartë ndonjëherë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpresë për 90 mijë pensionistë që mbetën pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

February 21, 2026
Ajo që nuk pamë në protestë!

Ajo që nuk pamë në protestë!

February 21, 2026
Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku

February 21, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Sali molotovi, kapuçonët e zinj dhe ajo që bën kafsha kur i vjen ngordhja!

February 21, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

A u vetëvra me armë 27-vjeçari në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, u shpall në kërkim

February 21, 2026
Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

February 21, 2026
Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

February 21, 2026
Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In