Fama e saj ka ardhur edhe prej tij. Çiljeta Xhilaga ka akualisht gjoksin më të madh të femrave të njohura, por këngëtarja duket e bezdisur nga pesha e madhe e tij.
Tema shkruan se Çili përfundimisht ka vendosur ta zvogëloj gjoksin, vendim të cilin ka kohë që po e shqyrton. Tashmë nënë e një djali, Çilejta ka thënë se shpesh herë gjoksi i saj e bën të vihet në siklet dhe të ketë turp. “Kjo gjë më bezdis, pasi me jep edhe problem me shtyllën kurrizore dhe qëndrimin drejt”, shtoi Çiljeta.
E ftuar në Zonë e Lirë Çiljeta ka folur edhe për largimin nga politika dhe rikthimin në karrierën e saj muzikore. Pyetjes se cili ishte shkaku i largimit të saj nga strukturat e Partisë Demokratike, Çiljeta i është përgjigjur se ende nuk e di përgjigjen, por tha se nuk e kishin ftuar në “Këshillin Kombëtar”.