• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çiljeta i kërkon Ramës dhuratë, ja përgjigja e kryeministrit

by Java News
07/02/2016 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përvjetori i 32-të e ka gjetur Çiljeta Xhilagën mes surprizave të miqve, por edhe të moderatorit Ermal Mamaqi.

HutaqAi e ftoi Çiljetën në emisionin e tij dhe ka krijuar vërtet situata argëtuese, ndërsa ka marrë në telefon edhe vetë Kryeministrin Edi Rama për t’i plotësuar një dëshirë Çiljetës. Në fakt, ishte vetë Ermali që e ngacmoi këngëtaren se çfarë do t’i kërkonte Edi Ramës dhe ajo i është përgjigjur me ironi: “Meqenëse dikur kam thënë që ai është një piktor i dështuar, dua të më bëjë një portret, jo bust, pasi bust nuk ma lejon fleta”.

Menjëherë moderatori ka nisur tentativat për t’ia përçuar Kryeministrit dëshirën e Çiljetës. Ai i ka bërë thirrje Ramës gjatë emisionit, duke i thënë: “Kryeministër, përshëndetje! Jam këtu me Çiljetën. Çiljeta ka një kërkesë, por ta them unë, se asaj i vjen zor. Ajo do që të vërtetojë se ti je një piktor i suksesshëm.

Dhe që t’ia vërtetosh këtë, ajo dëshiron që t’ia pikturosh portretin, por pa gjoksin”. Pas kësaj, Mamaqi ka arritur të lidhet me Ramën, i cili i ka thënë shkurt: “Çili nuk duhet të ketë portret, por bust. Çili pa bust është si PD-ja pa Berishën”. Rama dhe Çiljeta nuk është hera e parë që bëjnë batuta me njëri-tjetrin në distancë.

Disa herë Kryeministri e ka thumbuar ish-kryetarin e PD-së, Sali Berisha, për format bombastike të Çiljetës, e cila për 4 vite ishte në radhët e larta të Partisë Demokratike.

Një rast i tillë madje ka qenë edhe gjatë konferencës me komisionerin Fyle (korrik 2014), kur ndërsa diskutohej për një çështje shumë serioze siç ishte statusi kandidat i Shqipërisë në BE, Kryeministri Rama bëri ironi këngëtaren: “Më vjen keq për Çiljetën dhe këngëtarët e tjerë që mund ta kishin ndryshe këtë ditë, po të ishin të tjerë në qeveri”. Çiljeta iu kundërpërgjigj menjëherë shefit të qeverisë, po njësoj, me ironi: “Jam krenare që kam kënduar për hyrjen në NATO, ndërsa ti gjeje strehim te vullnetarët e Enverit”.

Në këto replika-batuta u përfshi edhe Sali Berisha, i cili argumentoi se Rama sulmon Çiljetën vetëm ngaqë ajo këndoi në rastin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por nuk ka as 1/100 e performancës së saj.

“Të kishte pasur 1/100 e performancës artistike të Çiljetës, nuk do të ishte një piktor mjeran i dështuar, siç është, që s’ka shitur dot një tablo në jetën e tij. Po sigurisht, ky koncert nuk mund të bëjë se pengoi statusin kandidat”, deklaroi asokohe Berisha.

Ndërsa Çiljeta e ka përforcuar në vijimësi thënien e ish-kryetarit të saj, pasi në disa intervista ka theksuar se “Rama është një piktor i dështuar”. Mbetet për t’u parë nëse Kryeministri do t’ia plotësojë dëshirën Çiljetës për t’i bërë një pikturë dhe ndërkaq, nëse ajo do të ndërrojë mendje për talentin e tij si piktor.

Panorama

Next Post

Pije alkoolike pa licencë, një i arrestuar në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In