Nga Elona Caslli
Elvis Naçi, kam guxuar të shprehem kundër jush, ditën kur u ulët pranë Kryemnistrit Rama, në projektin famëmadh për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti, që goditi vendin në 26 nëntor.
Paraprakisht më duhet të pohoj faktin, se nuk kam kultivuar ndonjë simpati të veçantë kundrejt jush, para kësaj ngjarjeje. Me jeni dukur gjithmonë shumë i zhurmshëm dhe nuk e kam ndjekur kurrë, as aktivitetin tuaj dhe as emisionin tuaj.
Ditën kur u ulët pranë Kryeministrit Rama, unë ju pashë si patericë fort të rehatshme të këtij të fundit. Pata përshtypjen se përdorët pasaportën e besimit fetar që përfaqësoni, për të pastruar figurën e Kryeministrit në detyrë.
Për më tepër, kundërshtia ime qëndronte te fakti ,se njerëzit që kishin dhënë donacione në fondacionin tuaj, ju kishin besuar juve dhe jo Kryeministrit. Nëse do t’i kishin besuar Kryeministrit, donacionet do t’ia jepnin atij, në numrin e llogarisë, që ai hapi.
Pra, ju nuk respektuat as vullnetin dhe as donacionet e njerëzve.
Megjithatë, le ta marrim të mirëqënë faktin, se njerëzit ju besojnë verbërisht dhe kanë bindjen se në çdo marrëveshje bashkëpunimi që ju lidhni, donacionet e tyre nuk do shpërdorohen dhe do të shkojnë në vendin e duhur.
Sikundër e thashë më lart, ditët e karantinës na ndihmojnë të thellohemi. Hyra në faqen tuaj ne Feisbuk dhe atje u përballa me një emision, që shfaqej tek “News 24”. Emisioni titullohej “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Për herë të parë, vendosa ta ndiqja atë emision që përflitet aq shumë në këtë vend.
Të them të drejtën, nëse nuk do të ishte emri juaj, do të mund ta ngatërroja videon në fjalë, me një nga videot që shfaqen shpesh në profilin e Kryeministrit apo të Kryebashkiakut.
Nuk e di pse për një rastësi të mbrapshtë, regjia e videove është e njëjtë.
Videon e pashë me ndërprerje, pasi stomaku im i brishtë, nuk e tret lehtë, atë që bota perëndimore dhe e qytetëruar e quan “porno me varfërinë”.
Video trajtonte një familje në vështirësi ekonomike me shumë fëmijë.
Në paradhomën e videos, intervistoheshin të gjithë fqinjët e kësaj familjeje, ku shprehnin me zë dhe me figurë, ndihmën që i jepnin kësaj familjeje.
Disa fqinj ishin vënë në radhë para kameras dhe citonin në kor fjalitë:
-Unë u jap bukë- thoshte njëri; unë u jap kos vazhdonte tjetri e kështu me radhë.
Fillimisht është e dënueshme për ata fqinj, që kanë vendosur të bëjnë pohime të tilla përpara një kamere.
Së dyti, është e dënueshme për ju, që i keni xhiruar dhe i keni shfaqur me një gjaktfohtësi të frikshme.
Pjesa e dytë e videos, do të na prezantonte me fëmijë të përlotur të cilët tregonin, se si ishte dita e tyre.
Sikur mos të mjaftonte rrëfimi tragjik i fëmijës, ky i fundit me urdhër të regjisorit, duhet të shfaqte para kamerave aktin tragjik të mbledhjes së kanoçeve.
Dhe në video shohim, një fëmijë me një thes në krah, mes plehrave që mbledh kanoçe, pa asnjë masë mbrojtëse. Dhe nga ana tjetër kemi një kameraman që e xhiron të gjithë këtë.
Porno me varfërinë, nuk mbaron me kaq. Në video na shfaqet nëna, e cila para kamerave duhet të pohojë gjithë kalvarin tragjik të vuajtjeve që ka përjetuar dhe në pikën kulmore, duhet të pohojë që shpeshherë, fëmijëve në mëngjes u ka dhënë veç ujë dhe sheqer.
Edhe nëna duhet ta luajë para kamerave rrëfimin e saj. Në video shihet një shishe e vogël uji, ku futen dy lugë sheqer dhe i jepen një fëmije të bukur si drita, për ta pirë.
Dhe akti i fundit erdhi!
Kemi bamirësin Elvis Naçi që bashkë me kamerat zbret vetë në shesh të xhirimit.
Regjisori e ka quajtur të udhës, që aktin e fundit ta ndërtojë si vijon:
-Bamirësi takohet me djalin teksa ky i fundit mbledh kanoçe, përsëri pa masa mbrojtëse. Bamirësi e puth në ballë djalin duke e quajtur “shpirt” dhe që të dy kthehen në shtëpinë e varfër.
Aty, u kërkohet edhe një herë të varfërve të pohojnë varfërinë e tyre para bamirësit dhe para kamerave në kor dhe më pas bamirësi dhe gruaja e tij, (që mban krejt “rastësisht” në krah një prej fëmijëve të varfër të familjes) hapin derën e shtëpisë së rindërtuar.
Elvis Naçi, besoj se paraprakisht biem në një mendje, që çdo njeri ka një Zot dhe rrjedhimisht regjia e veprimeve që kryen, është sipas Zotit që ka në mendje.
Dikush mund të ket zot paranë, dikush mund të ketë zot pushtetin, dikush mund të ketë zot mashtrimin.
Dikush mund të ketë Zot, virtytin dhe dashurinë.
Ju Elvis Naçi, ç’zot keni?!
Cilin Zot ke regjisor Elvis Naçi?!
Dhe për ta përmbyllur mendimin tim, Elvis Naçi, po ju rrëfej një histori të vërtetë, që ma dërguan para pak ditësh në messenger, teksa diskutohej çështja e “pornos me varfërinë’.
Ma dërgoi një grua e cila e kishte histori të jetuar në vetë të parë.
-Dikur, mamaja ime punonte për një zonjë. Kur ajo vdiq, kishte kaq shumë njerëz në varrim.
Atje kam dëgjuar, kaq e kaq shumë histori për bamirësitë e saj, të cilat ajo kurrë nuk ia kishte pëmendur mamasë sime, pavarësisht se jetuan bashkë për plot 9 vjet.
Atje njoha edhe një zonjë, e cila kishte mbetur jetime kur kishte qenë 7 vjeçe dhe Zonja që vdiq, i kishte hapur një llogari.
Kur kishte mbushur 18 vjeç, e kishin marrë nga banka dhe i kishin dhënë librezën bashkë me shënimin “Nuk ka nevojë të dish se kush jam. Këto lekë janë për ty, që të mos kesh frikë t’i thuash “Jo!” asnjë burri që nuk të bën të lumtur!.
Dhe zonja e kishte akoma atë shënim në xhep, pas 60 vjetësh.
Post Scriptum- Bamirësia dhe dashuria është e heshtur Elvis Naçi.
Mund te jete sic thua “porno me varferine” por thelbi nuk eshte kjo. Thelbi eshte kthimi I buzeqeshjes ne keta njerez fatkeqe,veprat humane qe Ben ky njeri me shoqaten e vet, dhe jo vetem ky, por kush do humanist tjeter.. Prandaj eshte me mire, nqs nuk dhurojme dot dicka qofte dhe simbolike, mos te shohim dhe gjene me fisnike me dylbi….
BËJE TË MIRËN DHE HIDHE PAS KRAHËVE.
MOS E EKSPOZO !
MOS BËJ SHFAQJE ME TË !
AQ MË KEQ MOS LUAJ TEATËR !
SADO MJESHTËR TË JESH I DEL BOJA LOJËS !
SË FUNDI.
KAM AQ DËSHIRË, PO AQ DËSHIRË SA S’KA TË BËHEM BAMIRËS, T’U SHËRBEJ KËTYRE NJERËZVE QË JANË NË NEVOJË PËR SENDE DHE GJËRA TË DORËS SË.PARË…
QOFTË DHE NË.MËNYRË VULLNETARE…
POR NUK KAM TË ARDHURA…
DHE NATYRSHËM MË VJEN PYETJA NË KOKË
MORE PO KU I GJEJNË GJITHË KËTO PARA KËTA NJERËZ…?????????
FONDACIONE….?????????
KAQ TË MBINATYRSHËM JANË QË E HAPIN RUBINETIN E BURIMIT TË FONDEVE QË NUK SHTEROKAN KURRË…???
TI HARXHON PËR SHTËPI, SËMUNDJE, USHQIME E SHKOLLIME QË NUK KUSHTOJNË PAK APO JO ?
NA DUHET NJË JETË E TËRË TË PUNOJMË DHE TË KURSEJMË MINIMUMI 30% TË TË ARDHURAVE DHE PRAPË SE PRAPË NUK ARRIN SHIFRËN QË DUHET PËR TË BLERË NJË SHTËPI TË RE !!!
MUND TË MERRJA NJË PËRGJIGJE LAKONIKE DIKUSH I JEP PËR BAMIRËSI… ?
ATËHERË TI OR QERRATA NUK I KE TË TUAT POR TË DIKUJT DHE NUK NXJERR EMRIN E TIJ POR TËNDIN…!!!
TJETËR.
ÇFARË KËRKOHET SI ” RESTO ” PËR KËTË BAMIRËSI QË BËHET…???
A MOS JEPET BAMIRËSIA SI ” KAPAR ” PËR TË NESËRMEN QË KËTA NJERËZ KAQ HALLEXHINJ TI SHOHIN “TË RËNËT NGA QIELLI” PËRHERË ME PËRULËSI DHE MUNGESË DINJITETI…?
PIKËRISHT PËR KËTO ARSYE E TË TJERA PLOT SI KËTO E MIRA BËHET DHE HIDHET PAS KRAHËVE.
PO NUK PATE FUQI E MUNDËSI PËR TË BËRË MIRË TË PAKTËN MOS BËJ KEQ.
SEPSE DHE E MIRA KUR NUK E BËN ASHTU SI DUHET DHE JA FSHEH MISIONIN QË KA MERR KUPTIM TË.KEQ…
PSE TË MOS BËHEN TRANSPARENTE FONDET PËR ÇDO RAST DHURIMI APO BAMIRËSIE EMRAT E INDIVIDËVE, EMRAT E SHOQATAVE…???????
PSE PËR ÇDO DHURIM, DONACION A BAMIRËSI DUHET TË DALË NJË INDIVIDËVE DUKE U PERSONIFIKUAR SI SHENJTOR….!!!
MOS MOR BURRË…MOS.
QËNDRO NË UDHË TË ZOTIT SEPSE ZOTI NUK JEP PARA…
Bamirsia nuk tregohet,per te vetmen areye,sepse ajo familje do behet me gisht gjithe jete,mos harroni se Shqiptari e ka fiksim te tallet me te tjeret,edhe une e kam bere nje bamirsi,ne fillim desha te beja foto,por nuk e bera foton sepse mu kujtua nje fjal nga Babi im,nese bene mire mos e trego ate te mire,atij qe i bere mire ai do ta mbaj mend gjithe jeten,nese te bejne keq,mos i bej ti keq,nje dite ai do pendohet…Elvisi ndoshta nuk e ka me qellim te keq,sepse do qe ç’do gje te jet transparente,por dashje pa dashje,demtojme privatesin e tjetrit ..Gjithsesi zoti e bekoft…
Nje drejtues i fondacionit me te madh ne bote qe quhet Caritas me ka thene njehere bej dicka te mire e trego qe njerezit e tjere tu tregojne atyre qe kane nevoje e ata te dine ku te drejtihen per ndihme. Nuk e mora vesh e ke problemin me Elvis Nacin me regjisprin apo me Kryeministrin. Nese muk do expozojej bamiresia qe ben ky njeri nuk do mundesohej shtepija e shume jetimeve keshtu qe kur ze flasesh app teshkruash here tjeter mi zonje bej dicka te mire vete se mbase drejtihemi dhe ne te ju mbase na jep pak mend se me duket paske me shume se duhet. Une ndoca vete vete moton e Caritasit e nuk me doli keq
Bravo e vlersoj shume shkrimin tend