• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cili është tradhtari në Partinë Demokratike?

by Altin Ketro
18/05/2023 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Shpeshherë është thënë se Partia Demokratike është pasuri kombëtare. Kjo për faktin se ajo është formacioni i parë politik që u formua për të rrëzuar sistemin njëpartiak që udhëhoqi Shqipërinë për 45 vjet me radhë. Ishte një lëvizje që nisi nga shpirti i pastër studentor dhe që u materializua në një parti politike. Si e tillë, ajo e ka merituar plotësisht cilësimin si pasuri kombëtare.

Por pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, e kam të vështirë ta pranoj që Partia Demokratike është pasuri kombëtare.

Partia Demokratike është një markë, si emër, stemë dhe flamur, e cila qëndron mbi çdo emër individi që e drejton atë. Është e papranueshme dhe e turpshme që një militant apo simpatizant i PD-së ta identifikojë Partisë Demokratike me emrin e liderit apo ish-liderit.

Mjaftoi që Berisha të mos ishte pjesë e PD-së zyrtare e të bënte një arratisje tek Ilir Metaj, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka, që shumica e demokratëve që votuan më 14 maj, të shkonte pas tij.

Në testin e parë elektoral pas grindjeve të brendshme, ata demokratë që votuan për “Bashkë Fitojmë”, tradhtuan emrin, siglën dhe flamurin e Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Kjo do të thotë se ata e kanë identifikuar Partinë Demokratike me emrin e Sali Berishës. Ai për ta është më shumë sesa partia, është prijësi që edhe po të shkojë tek Partia Socialiste, ata do e ndjekin nga pas.

Kjo masë demokratësh duhet të jepte një shembull bashkimi ku, pasi të votonin kandidatët për kryetar bashkie të Foltores, meqenëse ata dolën nga Primaret dhe u pranuan edhe nga PD-ja zyrtare, votën për këshillat bashkiak duhet ta hidhnin për Partinë Demokratike.

Kjo fatkeqësisht nuk ndodhi dhe është e trishtueshme të shohim sot Partinë Demokratike të tretur në votat për këshilltarë bashkiakë, më pak sesa shumë parti qesharake të tregut politik shqiptar.

Demokratët që votuan më 14 maj për siglën “Bashkë Fitojmë”, kanë tradhtuar keqas partinë e tyre historike, duke shkuar si delet pas “dashit” Berisha. A mund të ketë më moral politik dhe publik ky njeri që të kërkojë të rikthehet në krye të PD-së, pas kësaj humbje që pësoi?

Po ata demokratë që e votuan fraksionin e tij, a kanë moral të kërkojnë të rikthehen në PD?! A japin ata garanci që kur sot tradhtojnë partinë historike për hir të Sali Berishës, nesër nuk do e bëjnë prej joshjeve të Ilir Metajt?

Pyetja që vlen të diskutohet tani e në vazhdim, është: Çfarë do bëjnë këta demokratë që tradhtuan PD-në më 14 maj, kur ora biologjike e Sali Berishës të fiket?!

Next Post
Detaje tronditëse/ Si u vra Fationi? 3 adoleshentët paguan mësuesin e tyre nga 100 lekë për t’i çuar në Gramsh

Detaje tronditëse/ Si u vra Fationi? 3 adoleshentët paguan mësuesin e tyre nga 100 lekë për t’i çuar në Gramsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In