• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Cili është sekreti i ‘recetës’ së Islandës ku koronavirusi thuajse nuk ekziston

by Java News
21/03/2021 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për dallim nga vendet e tjera të botës që po luftojnë për vaksinimin e qytetarëve, izolimin, valën e re të epidemisë me variantet e reja të coronavirusit, një shtet i vogël ishullor jeton pothuajse sikur të mos ekzistonte fare COVID-19.

Nxënësit janë në bankat e tyre , kafenetë dhe restorantet janë të hapura e turistët gjithmonë të mirëpritur.

Bëhet fjalë për Islandën që falë programit të suksesshëm të testimit dhe vaksinimit, qeverisë transparente dhe qytetarëve të disiplinuar, ka arritur ta vërë nën kontroll pandeminë dhe t’i rikthehet rimëkëmbjes ekonomike.

Nga fillimi i pandemisë, në Islandë janë të regjistruar vetëm 29 të vdekur dhe 6.083 të infektuar me COVID-19. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), për 14-ën ditë numri i të infektuarve në 100 mijë banorë është vetëm  4.12, derisa përqindja mujore e rasteve të reja me coronavirus në Evropë sillet rreth 300. E përqindja e vdekjeve si pasojë e COVID-19 prej javësh është zero.

Ekzistojnë disa faktorë të rëndësishëm që kanë çuar në këtë drejtim, që Islanda kurrë nuk është detyruar t’i nënshtrohet masës së izolimit, kurse kufijtë e saj i ka hapur për turistët kah mesi i qershorit të vitit të kaluar.

E faktori me sa duket më i rëndësishmi ishte izolimi. Ky shtet ishullor gjendet në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik me një popullsi prej rreth 350 mijë banorë, dhe përparësitë natyrore konsiderohen si bonus kur bëhet fjalë për menaxhimin e pandemisë.

Kryeministrja Katrín Jakobsdóttir, beson se largësia e ishullit me vendet e tjera, megjithatë nuk ka qenë e mjaftueshme që të zbusë virusin.

“Nëse mendoj për këtë pandemi, ajo çfarë më së shumti bie në sy është mënyra se si opinioni në Islandë ka marrë pjesë në gjithçka. Njerëzit vërtetë filluan t’i besojnë këshillave të ekspertëve dhe shkencëtarëve duke ndërruar kështu edhe sjelljet e tyre. Respektojnë dhe i përmbahen masave”, ka thënë Jakobsdóttir gjatë një interviste dhënë për NBC.

Kryeministrja islandeze këtu mendon edhe për turistët që në masë të madhe respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të coronavirusit, para hyrjes në këtë vend. Të gjithë ata që hyjnë në këtë shtet duhet të tregojnë testin negativ PCR, të testohen në port dhe më pas sërish të testohen pas pesë ditëve që i kalojnë në karantinë.

“98 për qind e njerëzve shkojnë për t’u testuar për të dytën herë. Mendoj se është një rezultat i shkëlqyer”, ka shtuar kryeministrja islandeze.

Megjithatë ata që janë vaksinuar plotësisht apo që janë infektuar më herët me COVID-19, nuk kanë nevojë të karantinohen. Islanda deri më tani ka vaksinuar afro 13 mijë banorë, e rreth 34 mijë tjerë kanë marrë të paktën njërën dozë, kurse pritet që edhe 21 mijë tjerë t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Epidemiologu kryesor islandez Thorolfur Gudnason, së fundmi pati deklaruar se tani më e rëndësishme është parandalimin i valës së re të infeksionit, në momentin kur vendi po vazhdon të hap edhe më shumë kufijtë e saj.

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e mbështeste idenë e pasaportave COVID, epidemiologu islandez ka theksuar se beson se është një ide e drejtë sepse ka parë mjaft rezultate preliminare nga vendet siç është Izraeli, që ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullatës.

“Në njëfarë mënyrë duhet të hapim kufijtë. Këtë po mundohemi ta bëjmë në mënyrë shkencore”, ka shtuar Gudnason.

E se Islandës i pëlqen të mbështetet në shkencë, e ka treguar dy muaj më parë kur u përhap lajmi se ata kishin renditur gjenetikisht të gjitha rastet me COVID-19 nga fillimi i pandemisë.

Renditja e viruseve është thelbësore për të lehtësuar luftën me variantet e reja dhe për të monitoruar pandemitë. Islanda vendosi t’u japë besimin ekspertëve të kompanisë biofarmaceutike deCODe Genetics, që ka analizuar çdo test pozitiv të coronavirusit në këtë vend. Kjo është arsyeja që në ishull e dinë që nuk ka variant të virusit nga Afrika e Jugut dhe se ata kanë pasur rreth 60 raste të infektimit me llojin britanik.

Këto të dhëna i mundësojnë qeverisë që në mënyrë precize të përcaktojnë masat e luftimit të përhapjes së mëtejme të coronavirusit, por që edhe të mos ndodh hapja e parakohshme.

Masat epidemiologjike janë zbutur gradualisht në katër faza, kurse transparenca e qeverisë që është mbështetur në shkencë e fakte të verifikuara, ka bërë që qytetarët t’i pranojnë më lehtë masat.

Shkollat janë hapur kah mesi i gushtit, e në tetor edhe pishinat, restorantet, baret, kurse nga janari edhe palestrat. Maskat dhe distanca fizike është e obliguar në hapësirat publike dhe trafikun urban.

Solidariteti është edhe një prej faktorëve që ka mundësuar që shkollat të mbesin të hapura. Në fakt, derisa është menduar nëse duhet mbyllur shkollat, kryeministrja ka pasur parasysh edhe pasojat që mbyllja e tyre do të mund t’ju shkaktonte probleme grave që punojnë.

“Mendoj se nëse ekziston ndonjë leksion që mund ta marrin nga kjo pandemi, është rëndësia e gruas në tregun e punës në mbarë botën dhe në sektorin e shëndetësisë”, ka shtuar kryeministrja.

Por pavarësisht suksesit, ky vend është i kujdesshëm dhe paralajmëron se gjërat shpejt mund të ndryshojnë. Edhe pse kryeministrja islandeze është e kënaqur me punën që e ka bërë qeveria, ajo thotë se nuk ka kohë për pushim derisa ishulli po dridhet nga më shumë se 20 mijë tërmet. /Telegrafi

Next Post
“Rindërtimi nuk ndalet”, Veliaj: Legjendat urbane, dëshpërim i atyre që tek rrënojat po lënë edhe partitë

“Luli, kukull në duart e Metës”/ Veliaj: S'voton dot as veten. Të mendojmë për të ardhmen, jo të shkuarën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

January 25, 2026
“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

January 25, 2026
Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

January 25, 2026
Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

January 25, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Ligësi që i dha jetë disa përrallave”, Rama i përgjigjet PD-së për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë

January 25, 2026
FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

January 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Arrestimin e ka pas qafe”, Beqiri: Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313”-a

January 25, 2026
Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

January 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Disa konkluzione nga protesta e PD-së

January 25, 2026
Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In