Sali Berisha në një deklaratë për shtyp ditën e sotme e quajti “Foltoren” lëvizjen e dytë më të rëndësishme historike pas asaj të vitit 1991.
Ai do të dorëzojë sot 4200 firmat që ka mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Në një nga pyetjet e drejtuara ndaj tij nga gazetarët ishte: “Cili do të jetë fati i Bashës nëse ju vini në krye të PD?”.
Ish-kryeministri u përgjigj se PD nuk përjashton askënd por Basha do e gjejë vetë vendin e tij.
“PD nuk përjashton, gjatë historikut të saj janë larguar njerëz, por janë larguar vetë, për arsye të drejta, kështu që Lulzim Basha, me gjithë dëmin e tmerrshëm që i ka bërë PD, megjithëse se për faj të tij, dhe asnjë demokrati tjetër, prapë mendoj se do të jetë vetë ai që do përcaktojë vendin e tij.
Demokratët do flasin me votë për Lulzim Bashën,” tha Berisha./m.j











