• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cilën do më shumë, Shqipërinë time apo Shqipërinë e Ilir Metës?

by Bledi Mane
26/06/2019 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mga Bledi Mane 

Është elegante, e bukur, ka shenja dhune në trup por mbjell pemë dhe mundohet ti mbulojë plagët. Kursen ujin e pijshëm dhe dritat, mundohet që me 320 mijë lekët e rrogës të ushqehet e të vishet modestisht, të kursejë për pushimet verore në plazhin publik të Durrësit.

Merr me vete bukën, librin dhe nuk blen krem kundër diellit por lyhet me vajin e ullirit që bleu te katundari. Megjithëse e ka burrin bixhozxhi dhe pijanec ende e pret deri natën vonë kur kthehet nga mejhania dhe e pret e qeshur dhe e qorton ëmbël. Burri e dhunon, e kafshon, e ofendon por ajo kurrësesi nuk shkon të kërkojë urdhërmbrojtje në gjykatë jo nga frika por po përpiqet e po lufton ta rikthejë bashkëshortin në rrugën e duhur, në kohën e duhur si atëherë kur ishon të rinj dhe dashuroheshin marrëzisht. Madje e mbytur nga borxhet e burrit ka filluar edhe një punë të dytë dhe kalamajve nuk ua kursen as dashurinë, as edukimin dhe as kushtet bazike. Me shoqet e saj pi një kafe në fundjavë dhe së bashku shëtisin të qeshura rrugicave të gjelbëruara të Liqenit. Nuk sheh as telenovela turke, as indiane, as debatet bajate politike të televizioneve nuk i ndjek por kur ka kohë lexon libra dhe mëson autodidaktisht gjuhën gjermane. Do e mësojë perfekt sespse ka në plan që të respektojë 3 mujorshin e vizës Schengen dhe të shkojë të punojë provizorisht në Berlin e të kthehet me një dorë eurosh këtu për tu blerë fëmijëve laptop e tu paguajë shkollën. Ah se harrova, çdo mëngjes hap dritaret, ujit lulet, i përkëdhel, u bën gati ushqimin burrit dhe fëmijëve dhe niset e qeshur në punë…

Përballë, është Atdheu i Ilir Metës. Sapo u kthye nga Belgjika ku bëri një dorë lekësh me drogë, bleu 2 makina të shtrenjta dhe harxhon benzinën e xhirron gomat sa në Tiranë e sa në Dhërmi. Zihet me policët, kërcënon njerëzit me armë, trash zërin madje edhe lekët e tatuazhit nuk i pagoi. Për drekë ulet me prokurorët, darkën e kalon me gjykatësit dhe me kurvat. Kur i mbarohen lekët, anëtarësohet në parti, blen një diplomë universitare te Kristali, fillon punë drejtor dogane dhe çdo muaj 7 mijë euro i çon te Partia, 6800 euro i mban për vete. Si punë të dytë ka një biznes guroresh në Malin e Tomorrit ku pret pemë, gërryen shpatet dhe honet, nxjerr plaka dhe i shet në Greqi.

Tatimet dhe taksat nuk ia kërkon njeri se e gjen belaja madje edhe e plagos. Plagosje mund të bëjë nëse i rrezikohen financat, nëse i ngacmon partinë madje edhe pasnesër të djelën nē mëngjes do zërë pritë te qendrat e votimit për të mos lenë njeri të shprehi vullnetin e tij. Krekoset aq shumē ky atdheu i Ilir Metës sepse deri tani ka flirtuar me koalicione sa majtas e sa djathtas dhe e kanë përkëdhelur edhe prej hallit edhe prej frikës qoftë Sala, qoftë Edi apo Luli.
Por mbajeni mend, të hënën e 1 korrikut 2019 në mëngjes Atdheu im do çohet si zakonisht nga gjumi, do u përgatisë ushqimin fëmijëve, do hapi dritaret, do ujisë lulet e më pas do niset i qeshur për në punë. Ndërsa Atdheu i Ilir Metës nuk do çohet dot nga krevati. Atë ditë do lëngojë nga dhimbjet e më në fund do e kuptojē se është i sëmurë, i kalbur së brendshmi.
Të hënë të gjithë me komposto e me fruta në duar duhet ti shkojmë në spital Atdheut të sëmurë. Vetëm komposto dhe fruta, asnjë lekë për infermieret dhe doktorët. Boll ka vjedhur Atdheu i Ilir Metës!!!

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 20 Dhjetor 2018

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, e mërkurë 26 Qershor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek

March 26, 2026

Rrënjët e identitetit

March 26, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In