Cilat produkte kozmetike duhet të ndërrohen para datës së skadencës
Ju duhet të keni parasysh se produktet kozmetike nuk duhet të ndërrohen vetëm afër datës së kadencës, por më parë. Produktet kozmetike bien në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën dhe për shkak të përmbajtjes së baktereve mund të shkaktojnë probleme serioze të lëkurës. Dermatologia Jessica Wu thotë se shumica e produkteve kozmetike janë të dizenjuara për të qëndruar të freskëta për një periudhë të shkurtër kohore. Ja kur duhen ndërruar produktet kozmetike
Remeli: është një nga produktet kozmetike më të ndjeshme ndaj baktereve dhe ka kontakt të drejtpërdrejtë me sytë. Ju duhet ta ndërroni remelin çdo 3 muaj, në mënyrë që mos t’ju infektojë sytë.
Lapsat e syve: janë produkte që duhet të përdoren vetëm nga një person, sepse nxisin infeksionet e syve. Ato duhet të ndërrohen çdo 6 muaj.
Buzëkuqët dhe shkëlqyesit: rreziqet nga buzëkuqet vijnë nëse e aplikoni me gisht në buzë. Buzëkuqët kanë rrezik të konsiderueshëm mbi plagët apo herpesin që mund të ju dalë në buzë. Ato duhet të ndryshohen çdo 6 muaj. Në rastet kur buzëkuqi skadon, ai merr ngjyrë dhe erë tjetër.
Fondatinën (make upin): nëse përdoret e njëjta fondatinë për më shumë se 6 muaj atëherë do të shkaktojë infeksione potencialisht serioze si irritim lëkure, daljen e puçrrave, akneve etj. Është mirë që fondatinën ta zgjidhni me përbërje bimore dhe pa kimikate apo ngjyrues.
Kremi kunda diellit: ky krem nuk duhet të presë datën e skadimit që të hidhet poshtë. Ju duhet të përdorni çdo vit nga një krem të ri kundra diellit, në të kundërt ai shkakton probleme serioze të lëkurës, si plakje të parakohshme, rritim të lëkurës, madje edhe kancer të lëkurës.
Manikyrët: megjithëse mund të përdoren për një kohë më të gjatë, nëse skadojnë kanë rreziqe të konsiderueshme për thonjtë. Pas datës së skadimit manikyrët mund të shkaktojnë infeksione bakteriale dhe fungale.