• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cilat janë zonat më të lira për të marrë shtëpi me qira në Tiranë?

by Java News
04/03/2024 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blerja e shtëpisë është një nga investimet më afatgjatë që kryhet vetëm një herë. Në Tiranë, çmimet e pronave afër qendrës janë të papërballueshme për shumë familje shqiptare, të cilat po zgjedhin si alternativë kryesore për strehim periferinë dhe zonat jashtë Tiranës.

Agjentet imobiliare, Oksana Genkina dhe Anxhela Musaj, të ftuara në emisionin ‘7pa5’ në ekranin e Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Ravoha kanë treguar se cilat janë zonat më të lira për momentin.

Ka lagje më të lira në Tiranë?

Genkina: Nuk është e njëtrajtshme. Tirana është zgjeruar goxha, Astiri nuk është më siç ka qenë para disa viteve. Zona e Freskut dhe Kombinatit janë më të lira. Çmimet fillojnë nga 300 euro 1+1. Kjo është një vlerë e lirë për tregun aktual.
Musaj: Zonat më ekonomike janë ato periferike, Kamza, Ali Demi, por jo në komplekset e reja që janë ndërtuar. Astiri dikur ka qenë një ndër zonat që lakmohej për çmimin e lirë, por sot është shumë e vështirë të gjesh një apartament 300 euro.

Pse u rritën çmimet e qirave?

Musaj: Kemi vënë re një rritje të lartë të kërkesave dhe klientë që vijnë nga qytete të vogla për të punuar e jetuar në Tiranë. Kërkesat janë rritur. Për një të huaj është shumë normale një apartament me vlerë 700 euro. Një shqiptar që vjen nga rrethet  vendos të jetojë me dike për t’i dhënë vetes më shumë mundësi. Duke parë që kërkesat janë gjithnjë në rritje pronarët kanë vendosur të rrisin çmimet, për sa kohë nuk ka ulje të kërkesës nuk ka as ulje të çmimeve.

Genkina: Sot janë edhe kushtet e banesave më të mira. Pallatet janë më të reja, cilësia më e mirë, nuk janë problematikat që kanë qenë.

A kemi të bëjmë me çmime të papërballueshme?

Genkina: Ka ekstreme, si për vlera si për qira. Unë i sugjeroj një çifti për shembull që të marrë me kredi një apartament, dhe jo të paguajë qira. Kur një çift merr një apartament me qira është e njëjta vlerë si kësti i kredisë pak a shumë. Por në fund i mbetet prona.

/f.s

Next Post
Fermerët e luleshtrydhes në qarkun e Fierit kërkojnë subvencione: Të certifikohet marka

Fermerët e luleshtrydhes në qarkun e Fierit kërkojnë subvencione: Të certifikohet marka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In