• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Cilat janë pritshmëritë e Izraelit nga mandati i dytë i Presidentit Trump?

by B K
28/01/2025 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit e Izraelit kanë pritje të mëdha nga mandati i dytë i Presidentit amerikan Donald Trump dhe analistët thonë se zyrtarët izraelitë shpresojnë se qasja e tij e pazakontë ndaj politikës së jashtme do t’u sjellë atyre rezultatet që dëshirojnë sa u përket përparësive të tyre kryesore në aspektin e sigurisë. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, përpjekjet e Presidentit Trump për të siguruar një marrëveshje paqeje me Arabinë Saudite mund të shkaktojnë tensione me shtetin hebre.

Propozimi më i ri i Presidentit Trump për të menaxhuar konfliktin në Lindjen e Mesme duke dërguar palestinezë në Egjipt dhe Jordani është shembull tipik i asaj që shumë kush në Izrael e sheh si qasje e pazakontë ndaj politikës së jashtme, që mund të sjellë rezultate në favor të Izraelit, siç është qasja agresive ndaj Iranit, armikut kryesor të Izraelit. Shumë izraelitë, sidomos përkrahësit e qeverisë së krahut të djathtë të Kryeministrit Benjamin Netanyahu, presin që Izraeli të përfitojë nga politika të tilla, siç ndodhi gjatë mandatit të parë presidencial të zotit Trump.

“Besoj që duke punuar bashkë sërish, do ta çojmë më tej aleancën ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Kam besim që do ta mposhtim boshtin e terrorit të Iranit dhe do të sjellim një epokë të re të paqes dhe përparimit në rajonin tonë”, deklaroi Netanyahu.

Disa analistë izraelitë thonë se me përkrahjen e Presidentit Trump, Izraeli mund të angazhohet për shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit pas dobësimit të sistemeve mbrojtëse iraniane dhe grupeve militante të lidhura me të në Gazë dhe Liban nga sulmet izraelite. “Izraelit i nevojitet përkrahja, bashkëpunimi dhe qartësia morale e administratës së re të Presidentit Trump në mënyrë që më në fund mbase të eliminojë regjimin iranian dhe programin e tij bërthamor”, thotë drejtori i Qendrës së Jeruzalemit për Sigurinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Dan Diker.

Analistë të tjerë thonë se nuk janë të sigurt nëse Presidenti Trump do të mbështeste veprimet e ushtrisë izraelite kundër Iranit. “Fillimisht, ai do të bëjë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje, natyrisht një marrëveshje ndryshe prej asaj nga e cila u tërhoq, por arritja e marrëveshjes do të jetë përparësia e tij e parë”, thotë Helit Barel, ish drejtore e Këshillit izraelit për Sigurinë Kombëtare.

Presidenti Trump thotë se ai dëshiron të zgjerojë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat u negociuan nën administratën e tij të parë ndërmjet Izraelit dhe shteteve të Gjirit, duke sajuar një marrëveshje paqeje ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.

“Ai dëshiron të jetë personi që arriti marrëveshjen e shekullit. Sa më shumë që Izraeli i normalizon marrëdhëniet me shtetet e Gjirit, aq më shumë ato mund të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për t’u përballur me kërcënimet ndaj sigurisë siç janë Irani, apo grupe si Shteti Islamik – dhe aq më pak do të ketë punë për Amerikën. Nga pikëpamja e zotit Trump, sa i përket vizionit të tij, ai dëshiron që Amerika të angazhohet më pak”, thotë eksperti i marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara pranë Universitetit Bar Illan, Jonathan Rynhold.

Arabia Saudite ka deklaruar se çdo marrëveshje paqeje me Izraelin do të jetë e kushtëzuar me përparimin drejt themelimit të shtetit palestinez, një zgjidhje që qeveria izraelite e krahut të djathtë e kundërshton.

Një qëndrim i tillë mund të bëhet burim i përplasjeve ndërmjet zotit Trump dhe udhëheqësve izraelitë.

“Ai do të përpiqet të arrijë marrëveshje për një lloj entiteti palestinez në Bregun Perëndimor për ta zgjidhur këtë çështje përfundimisht me Izraelin. Kjo sinjalizon që Izraeli duhet t’i paraprijë kësaj çështjeje dhe të ofrojë një sërë alternativash të ndryshme”, thotë analisti Diker.

Presidenti Trump është zotuar t’u japë fund të gjitha luftërave dhe në Izrael, menndimi dominues është se ishte meritë e tij arritja e armëpushimit të tanishëm me Hamasin si dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve.

Por gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme për konfliktet e Lindjes së Mesme mund të jetë një sfidë më e vështirë për presidentin e rikthyer amerikan./Voa/

Next Post
Punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Klotilda Bushka zgjidhet zëvendës kryetare e Komitetit për Çështjet Ligjore

Punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Klotilda Bushka zgjidhet zëvendës kryetare e Komitetit për Çështjet Ligjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In