• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Cilat janë mënyrat e votimit në zgjedhjet presidenciale në SHBA?

by A R
19/10/2024 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë amerikanët kanë mundësi të thonë fjalën e tyre në zgjedhjet e vitit 2024. Por, nëse ata e kanë të pamundur të shkojnë në një qendër votimi më 5 nëntor, çfarë ndodh? Për fat të mirë, ka më shumë se një mënyrë për të votuar. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim alternativave që kanë votuesit.

Rreth 244 milionë amerikanë kanë të drejtë vote këtë vit zgjedhor, por jo të gjithë do ta hedhin votën në ditën e zgjedhjeve.

Për ata që janë të zënë me punë, ose nëse ndodhen jashtë vendit, mënyrat alternative të votimit u mundësojnë të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje.

Këtë vit qytetarët mund ta hedhin votën në ditën e zgjedhjeve, gjatë votimeve të hershme, ose me postë. Rregullat, megjithatë, ndryshojnë nga shteti në shtet.

Më 5 nëntor, miliona amerikanë do të votojnë në mënyrë tradicionale në një qendër votimi. Por, praktikat e votimit po ndryshojnë. Më 2020, pak më shumë se gjysma e amerikanëve votuan në një qendër votimi, por vetëm 27 për qind e tyre në ditën e zgjedhjeve.

Votimi i hershëm në një qendër votimi po bëhet metoda e preferuar e amerikanëve dhe pothuajse të gjitha shtetet e lejojnë atë. Në vitin 2000, 40 për qind e amerikanëve kishin mundësi të votonin para kohe, ndërsa në zgjedhjet e këtij viti, këtë mundësi e kanë 97 për qind e tyre.

Ashtu si në ditën e zgjedhjeve, ata që duan të votojnë para datës 5 nëntor, duhet të shkojnë fizikisht në një qendër votimi.

Në shtete si Illinoi votuesit e kanë pasur këtë mundësi që nga fundi i shtatorit, por në disa shtete tjera votimet e hershme nisin vetëm disa javë para zgjedhjeve.

Votimi në mungesë është një tjetër mundësi. Votuesit mund të kërkojnë një fletëvotim me postë dhe, në disa shtete, ata duhet të japin një arsyetim. Në varësi të shtetit, ata që votojnë në mungesë, mund ta dorëzojnë votën e tyre personalisht, ose ta dërgojnë me postë.

“Votimi me postë” dhe “votimi në mungesë” përdoren ndonjëherë në mënyrë të ndërsjellë. Por, shtetet që lejojnë votimin me postë, si Kalifornia dhe Kolorado, zakonisht u dërgojnë fletëvotimet të gjithë votuesve të regjistruar, pa aplikimin e tyre.

Përdorimi i metodave alternative të votimit po shtohet, ashtu si edhe tensionet politike.

Republikanët zakonisht e kundërshtojnë votimin me postë duke ngritur dyshime mbi vlefshmërinë e fletëvotimeve të tilla – megjithëse ka pak prova për keqpërdorime.

Demokratët mbështesin metodat e ndryshme të votimit, duke thënë se është më demokratike që të gjithë të lejohen të thonë fjalën e tyre – jo vetëm ata që mund të shkojnë në një qendër votimi.

/a.r

Next Post
Nga Paskuqani tek Shëngjini/ Zbardhet drafti, cilat janë bashkitë e reja që propozon PD

"Vulën ishin të detyruar ta jepnin", gazetari përplaset me Çupin: Për drejtësinë s'mund të silleni me dy standarte!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

January 28, 2026
SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

January 28, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, borë në Alpe

January 28, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

January 28, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In