Për gati 400 vite, Perandoria Osmane dominoi Evropën Juglindore, Turqinë, Shqipërinë dhe Lindjen e Mesme. E themeluar nga kalorësit turq, perandoria e humbi shpejt vitalitetin e saj origjinal. Shteti perandorak osman kishte një lloj mosfunksionimi të çuditshëm, duke u fshehur brenda të gjitha llojet e sekreteve më të errëta. Nga vëllavrasja, haremi, ekzekutimet e deri te Ali Pashë Tepelena, njihuni me sekretet e errëta të Perandorisë Osmane që praktikisht drejtohej nga shqiptarët dhe grekët.
10- Vëllavrasja
Sulltanët e hershëm osmanë nuk e praktikonin parimin e të drejtës së lindjes, ku djali i madh trashëgon gjithçka. Si rezultat, vëllezërit e ndryshëm nganjëherë pretendonin fronin dhe që ditët e para të saj, perandoria u mbush me pretendues, të cilët tentonin të gjenin strehë në shtetet e armikut dhe t’i shkaktonin probleme për vite me rradhë.
10-1
Kur Mehmet Pushtuesi rrethoi Kostandinopojën, xhaxhai i tij luftoi kundër tij që nga muret. Mehmeti e zgjidhi problemin me mizorinë e tij të zakonshme. Kur mori fronin, ai ekzekutoi pjesën më të madhe të të afërmve meshkuj, duke përfshirë edhe një vëlla foshnjë që e mbyti në djep. Më pas, ai nxorri ligjin famëkeq: “Dhe cilitdo prej bijve të mi që do të marrë Sulltanatin, për hir të rregullit të botës, do i duhet të vrasë vëllezërit e tij. Shumica e Ulemave e lejojnë këtë. Pra, le të veprojë në këtë mënyrë”. Nga kjo pikë e tutje, çdo sulltan i ri duhej ta merrte fronin, duke vrarë të gjithë të afërmit e tij meshkuj.
Edhe pas raundit të parë të vrasjeve, të afërmit e sulltanit nuk ishin të sigurt. Sulejmani i Madhërishëm shikonte në heshtje nga prapa një dritareje, ndërsa djali i tij mbytej me një tel harku; djali ishte bërë shumë popullor mes ushtrisë dhe sulltani nuk ndihej i sigurt.
9- Kafazi
9-1
Politika e vëllavrasjes në Perandorinë Osmane nuk ishte popullore mes publikut apo klerit fetar, kështu që kjo politikë u braktis në heshtje kur Ahmedi I vdiq papritmas në vitin 1617. Në vend të kësaj, trashëgimtarët e mundshëm për fronin u mbyllën në Pallatin Topkapi në Stamboll, në apartamente që njiheshin si kafazet. Një princ i Perandorisë Osmane mund të kalonte tërë jetën e tij i burgosur në kafaz, i monitoruar vazhdimisht nga rojet. Burgimi ishte zakonisht luksoz, por i zbatuar në mënyrë rigoroze, dhe shumë princa u çmendën nga mërzia ose u bënë të varur nga alkooli.
Kërcënimi i ekzekutimit ishte konstant. Në vitin 1621, Myftiu i Madh refuzoi të lejojë Osmanin II që të mbyste vëllanë e tij. Por kryegjykatësi i Ballkanit dha një kundëropinion, dhe princi u mbyt gjithsesi. Vetë Osmani u përmbys më pas nga ushtria, të cilës iu desh më pas që të nxjerrë vëllain e tij të mbijetuar nga kafazi, duke hequr çatinë dhe duke e ngritur me një litar. I gjori kishte qëndruar dy ditë pa ushqim dhe ujë dhe ndoshta ishte shumë i çmendur për të vënë re se ishte bërë sulltan.
8- Pallati ishte një ferr i heshtur
8-5
Edhe për sulltanin, jeta në pallatin Topkapi mund të ishte mbytëse deri në ekstrem. Konsiderohej e pahijshme për sulltanin që të fliste shumë, kështu që u fut një formë e gjuhës së shenjave dhe sundimtari e kalonte shumicën e kohës, i rrethuar nga një heshtje e plotë.
Intrigat në pallat ishin të zakonshme, teksa vezirët, oborrtarët, eunukët luftonin për pushtet. Për 130 vjet, gratë e haremit fituan një ndikim të madh dhe kjo periudhë u bë e njohur si “sulltanati i grave.” Dragomani (shefi i përkthyesve) ishte gjithmonë i pushtetshëm dhe gjithmonë ai ishte grek. Eunukët ndaheshin përgjatë linjave racore, dhe Krye-eunuku i Zi dhe Krye-eunuku i Bardhë ishin rivalë.
I zënë shpesh në mes të kësaj çmendurie, sulltani ndiqej kudo ku shkonte, kështu që Ahmeti III i shkroi vezirit të tij të madh, duke u ankuar se: “Nëse unë shkoj në një nga dhomat, 40 njerëz janë vënë rresht; nëse më duhet të vesh pantallonat, nuk ndihem aspak rehat, kështu që shpata-mbajtësi duhet t’i lërë të largohen, mbani vetëm tre apo katër burra që të jem rehat”. Për shkak se i kalonin ditët e tyre në heshtje totale, vazhdimisht të ruajtur, në një atmosferë helmuese, një numër i sulltanëve osmanë u sëmurën mendërisht.
7- Ekzekutimet
7-7
Qeveria osmane e mbante mbi jetën dhe vdekjen banorëve të perandorisë dhe nuk kishte frikë ta përdorte atë. Gjykata e parë e Pallatit Topkapi, ku mblidheshin kërkuesit dhe vizitorët, ishte një vend i tmerrshëm. Aty spikasnin dy shtylla ku ekspozoheshin kokat e prera dhe një burim i veçantë vetëm për ekzekutuesit, që të lanin duart.
Osmanët as nuk e morën mundimin që të krijonin një trupë xhelatësh. Në vend të kësaj, kjo detyrë u ra kopshtarëve të pallatit, të cilët e ndanin kohën e tyre, mes vrasjeve dhe krijimit të shumë prej luleve të bukura, që ne njohim sot. Shumicës së viktimave të tyre thjesht u pritej koka. Por ishte e ndaluar që të derdhej gjaku i familjes mbretërore dhe zyrtarëve të nivelit të lartë, kështu që ata mbyteshin në vend.
Veziri i famshëm, Kara Mustafai, u bë shumë i respektuar për shkak se e përshëndeti ekzekutuesin e tij me një “Ashtu qoftë!” të përulur. Më pas, u ul në gjunjë që ai t’i vendoste telin përreth qafës. Por në vitet e mëvonshme, standardet ranë. Në fakt, guvernatorin e shekullit të 19, Ali Pashë Tepelenën, i cili luftoi aq shumë kundër ushtrisë të Sulltanit, e vranë tradhti duke qëlluar plumba nga poshtë dyshemesë së shtëpisë së tij.
6-1
Ndërsa disa variante të tjera thonë se u tradhtua nga njerëzit e tij.
6- Gara e vdekjes
Në Perandorinë osmane, kishte një mënyrë për një zyrtar besnik, që t’i shpëtonte zemërimit të sulltanit. Duke filluar në fund të shekullit të 18-të, u bë zakon që një vezir i madh i dënuar, mund t’i shpëtonte fatit tragjik, duke mundur një kopshtar në një garë nëpër kopshtet e pallatit.
6-6
Zyrtari thirrej në një takim me krye-kopshtarin dhe pas shkëmbimit të përshëndetjeve, vezirit do t’i dorëzohej një gotë sherbet e mbuluar me akull. Në qoftë se ajo ishte e bardhë, sulltani i kishte ofruar atij edhe një shans. Në qoftë se ajo ishte e kuqe, ai do të ekzekutohej. Sapo shihte sherbetin, veziri duhej të niste vrapin menjëherë. Ai vraponte nëpër kopshtet e pallatit, nëpër hijet e selvive, i ndjekur nga sytë e fshehur prapa portave dhe dritareve të haremit. Gara përfundonte tek Porta e Tregut të Peshkut në anën tjetër të pallatit. Nëse veziri mbërrinte te porta përpara kryekopshtarit, ai thjesht dërgohej në mërgim.
Por kryekopshtari ishte më i ri dhe më i fortë, dhe shpesh ndodhte që ai e priste me litarin e tij të mëndafshtë. Kështu që, shumë pak vezirë ia dolën.
5 – Turmat
Vezirët e mëdhenj ekzekutoheshin ose i hidheshin turmës sa herë që diçka shkonte keq.
5-3
Sulltani Selim Grim kishte ekzekutuar aq shumë vezirë të mëdhenj sa që ata filluan tëkishin gjithnjë një dëshirë me vete sa herë e takonin. Dikush iu lut Selimit t’i tregonte nëse do të ekzekutohej. Vezirët gjithashtu duhet të qetësonin popullin e Stambollit, të cilët mblidheshin në pallatin ku bëheshin ekzekutimet. Një vizitor britanik i shekullit të 18, pa se kur një ministër nuk pëlqehej nga njerëzit, brenda tre orëve ai tërhiqej zvarrë dhe i priteshin duart, koka e këmbët. Turmat e njerëzve nuk kishin frikë të sulmonin pallatin nëse nuk i plotësoheshin kërkesat e tyre.
Në vitin 1730 një ushtar i quajtur Patrona Ali udhëhoqi turmën në pallat dhe arriti të merrte kontrollin e perandorisë për disa muaj. Ai u godit me thikë për vdekje nga një kasap, të cilit i kishte besuar paratë Vllahisë.
4 – Haremi
4-8
Ndoshta funksioni më i tmerrshëm në pallatin Topkapi ishte Haremi Perandorak.
Ishte i përbërë nga 2000 femra, shumica e tyre të blera ose të rrëmbyera si skllave, që shërbyen si gratë e Sulltanit. Ato u mbajtën të mbyllura për një kohë të gjatë. Haremi ruhej dhe menaxhohej nga i ashtuquajturi Shefi Enuk i Zi, i cili mbante postin në një nga zyrat më të pushtetshme në perandori.
Kushtet në harem ndryshonin në varësi të rastit. Por një nga perandorët i quajtur Sulejmani i Madhërishëm ra në dashuri me një nga gratë e haremit të tij, e quajtur Rokselana dhe u martua me t. Gjithashtu e bëri atë këshilltare kyçe. Ndikimi i Rokselanës ishte shumë i madh. Por ishte Sulltanesha Kosem që pati ndikim më të madh se Rokselana. Por fati i saj i zi qëlloi me vajzën e bashkëshortit të saj që e mbyti me perde.
3 – Shfrytëzimi i djemve të rinj
3-3
Një nga karakteristikat më famëkeqe të sundimit të hershëm osman ishte “koleksionimi”, kontributi i disa djemve të rinj nga vendet e krishtera të Perandorisë. Shumica e djemve ishin të regjistruar në korpusin e jeniçerëve, ushtria e skllevërve-ushtarë që ishin pjesë e pushtimeve osmane.
Djemtë u morën kur perandoria e ndjeu se kishte nevojë për fuqi ushtarake dhe shënjestrën e drejtoi tek djemtë e moshës 12-14 vjeç nga Greqia, Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit. Zyrtarët osmanë thërrisnin të gjithë djemtë në fshat dhe kontrollonin emrat e tyre nga kishat lokale. Ata pastaj zgjidhnin më të fortët, dhe merrnin një djalë nga çdo 40 familje. Djemtë më pas grupoheshin së bashku dhe marshonin në Stamboll, më të dobëtit i linin të vdekur gjatë rrugës. Osmanët jepnin një përshkrim të detajuar për çdo djalë në mënyrë që ata të vendosnin në fund se kë të zgjidhnin. Në Stamboll, ata konvertoheshin me forcë në Islam.
Djemtë më të pashëm dhe më inteligjentë dërgoheshin në pallat, ku trajnoheshin për t’iu bashkuar elitës perandorake. Këta djem mund të aspironin për të arritur gradat më të larta, shpesh duke u bërë pashallarë ose vezirë.
2 – Skllavëria
2-9
Edhe pse koleksionimi i jeniçerëve ishte mbyllur si proces në shekullin e 17, skllavëria mbeti një tipar kyç në sistemin otoman deri në fund të shekullit të 19. Koha kalonte dhe më shumë skllevër vinin nga Afrika apo nga Kaukazi, ndërsa kishte dhe një kapje të vazhdueshme skllevërish nga rusët, ukrainasit dhe madje edhe polakët. Ata që nuk ishin myslimanë detyroheshin të konvertoheshin.
Studiuesi Bernard Levis argumentoi se skllavëria islamike ishte zhvilluar në masë të madhe në mënyrë të pavarur nga skllavëria perëndimore edhe për këtë arsye kishte një numër dallimesh të rëndësishme. Ishte më e lehtë për skllevërit osmanë për të fituar lirinë e tyre ose të arrinin pozita të larta të pushtetit. Pra, turqit ishin më pak racistë për sa i përket trajtimit të skllevërve të të bardhëve dhe të atyre me ngjyrë. Por nuk ka asnjë dyshim se skllavëria osmane ndiqte një sistem brutal. Miliona njerëz vdiqën në sulmet e skllevërve.
1 – Masakrat
1-8
Në përgjithësi, osmanët ishin një perandori tolerante. Në fakt ata pritën krahëhapur hebrenjtë pasi këta të fundit u përzunë nga Spanja. Ata nuk diskriminonin popujt e ndryshëm në rrugën e pushtetit, dhe perandoria praktikisht drejtohej nga shqiptarët dhe grekët. Por kur vetë osmanët ndiheshin të kërcënuar, ata bëheshin shumë të këqij. Selim Grim, për shembull, ishte shumë i alarmuar nga shiitët, të cilët mohonin autoritetin e tij si mbrojtës i Islamit dhe mund të ishin agjentë të dyfishtë të Persisë. Si rezultat ai marshoi nëpër lindje të perandorisë, duke vrarë të paktën 40 mijë shiitë dhe duke shkaktuar dëme të panumërta në shtëpitë e tyre.
Teksa perandoria ishte drejt rënies, humbi shumë nga tolerance e saj e vjetër, duke u bërë gjithnjë e më shumë e egër ndaj minoriteteve. Në vitin 1915, kur perandoria ishte vetëm dy vite larg nga kolapsi, orkestroi masakrën e më shumë se 75 të popullsisë së saj armene. Rreth 1.5 mln njerëz vdiqën nga gjenocidi armen, një mizori që Turqia ende refuzon ta njohë plotësisht. /Listverse
ma.me