Dy nga medikamentet që janë kontrabanduar nga grupi i mjekëve në Itali dhe Shqipëri kanë qenë ndër më të rrallat gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.
Bëhet fjalë për “Clexane” si dhe “Enoxaparin”. Të dyja këto medikamente përdoren për mpikjen e gjakut, ndërkohë që një dozë e këtyre ilaçeve shitej me nga 20 mijë euro.
Këto ilaçe përdoreshin gjatë periudhës së pandemisë nga pacientët e infektuar me Covid, pasi një nga efektet anësore të vaksinave por edhe të pasojave të infektimit, ishte dhe mpiksja e gjakut. Medikamentet ishin shumë të vështira të gjendeshin dhe grupi kriminal i kontrabandonte nga Italia për t’i shitur në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë.
/a.r