• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cila shkelje është më e bukur?

by Enver Robelli
04/06/2020 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Nuk ka shkelje të mirë dhe shkelje të keqe të Kushtetutës. Por ka shkelje që bëhen në situata emergjente dhe nën presionin për të shpëtuar jetë (siç ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani) dhe ka shkelje që bëhen për ta krijuar një “republikë serbe” brenda Kosovës. Këso shkeljesh kanë bërë ata që sot janë shumë të zhurmshëm mbi shkeljen e Kushtetutës nga ana e qeverisë që u shkarkua nga mesi i marsit. Ata që kanë nënshkruar marrëveshje të paligjshme me Serbinë në Bruksel dhe janë shpallur shkelës të Kushtetutës nuk janë gardianë të ligjit themeltar të shtetit, por gardianë të mashtrimeve.

Po flasin politikanët e Kosovës se cili e shkeli Kushtetutën më shumë. Duke i thënë tjetrit se “ti dhe vetëm ti e shkele Kushtetutën”, synohet të bëhet e harruar shkelja që ia kanë bërë Kushtetutës vetë akuzuesit, që sundojnë Kosovën prej dekadash. Qeveria që sapo u largua nga pushteti, u ballafaqua me një situatë të vështirë për shkak të pandemisë. Një situatë që shumë shtete e qeveri i vuri para dilemave të mëdha: si dhe çka të vendoset? Masa radikale apo vetëm kujdes të shtuar dhe vazhdim i ritmit të zakonshëm të jetës? Çka është më e rëndësishme: shpëtimi i jetëve apo liritë themelore (lëvizja e lirë, e drejta e demonstrimit etj.)? Për ata që gjenden para vendimeve që mund të kenë pasojë edhe vdekjen e qytetarëve apo mund të kenë si efekt shpëtimin e jetës së qytetarëve, kjo është dilemë e rëndë. Të tjerët e kanë më lehtë të flasin nga foltoret e parlamentit, në studiot televizive e media sociale.

Një qeveri që duhet të marrë vendime nën presionin për shpëtim të jetëve, gjithsesi mund të gabojë. Është në logjikën e gjërave në situata të panjohura. Dhe kjo duhet të kalkulohet, sepse, fundja, cila qeveri ka pasur përvojë në luftimin e një pandemie të tillë? Në Gjermani gjykata nivelesh të ndryshme, deri te gjykatat kushtetuese të landeve (krahinave), kanë rrëzuar vendime të qeverive përkatëse mbi kufizimet pas pandemisë. Dje, Gjykata Kushtetuese e landit të Brandenburgut, tha se tani për tani obligimi për bartjen e maskës duhet të mbetet në fuqi. A ju pëlqen kjo të gjitha grupeve shoqërore apo individëve? Me siguri jo. Po kjo gjykatë tha se tubimet publike deri me 150 veta parimisht lejohen, por në raste individuale mund të ndalohen për shkak të rrezikut konkret të infektimit. Pra, po u lejuaka kufizimi i lirisë së lëvizjes, tubimit, protestës.

Që politikanët nganjëherë shkelin ligje e Kushtetutë për të shpëtuar jetë njerëzish, për këtë kemi si shembull kancelarin gjerman Helmut Schmidt, njërin prej burrështetasve më të rëndësishëm që ka pasur Gjermania në shekullin e 20-të dhe njërin prej intelektualëve më brilant. Në vitin 1962 ai ishte senator i policisë në Hamburg. Në këtë funksion ai u përballë me vërshimet e mëdha që përfshinë qytetin dhe mbytën 340 njerëz. Schmidt e vërejti se drejtorët e policisë nuk ishin zot të situatës. “Si pula të trazuara që kërcejnë dhe e bëjnë punën rrëmujë” – kështu i quajti Schmidt policët. Schmidt llogariste se mund të vdesin deri në 10 mijë veta nëse nuk ndërmerren masa radikale. Ai i telefonoi shefit të NATO-s për Europë dhe një komandanti të lartë të ushtrisë gjermane. Nuk i luti për ndihmë, gati ju dha urdhër, ndonëse nuk kishte kompetencë për këtë. Schmidt kërkonte helikopterë, skafe, menjëherë. Dhe ndihma erdhi. Ushtarët e ushtrisë gjermane u nisën drejt zonës së krizës. Kjo ishte një shkelje e Kushtetutës gjermane. Sepse nuk është e lejueshme që ushtria të angazhohet në çështje të brendshme, qofshin këto edhe katastrofa natyrore. Schmidt nuk u bë merak për këtë. “Nuk më kanë interesuar ligjet. Është vendosur të shpëtohen jetë, nuk luan rol se çka thotë ligji”. Menaxhimi i krizës së Hamburgut më 1962 e bëri Helmut Schmidtin figurë shumë të popullarizuar në Gjermani.

Në debatin rreth pandemisë në Kosovë shkelësit radikalë të Kushtetutës në të kaluarën mbajnë ders në sallonet e tyre të mediave sociale se qeveria që sapo iku e ka shkelur Kushtetutën. Gjithsesi, nuk ka shkelje të mirë dhe shkelje të keqe të Kushtetutës. Por ka shkelje që bëhen në situata emergjente dhe nën presionin për të shpëtuar jetë (siç ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani) dhe ka shkelje që bëhen për ta krijuar një “republikë serbe” brenda Kosovës. Këso shkeljesh kanë bërë ata që sot janë shumë të zhurmshëm mbi shkeljen e Kushtetutës nga ana e qeverisë që u shkarkua nga mesi i marsit. Ata që kanë nënshkruar marrëveshje të paligjshme me Serbinë në Bruksel dhe janë shpallur shkelës të Kushtetutës nuk janë gardianë të ligjit themeltar të shtetit, por gardianë të mashtrimeve.

Mbetet për të shpresuar se qeveria e re do të luftojë me sukses pandeminë dhe kështu do të ndikojë në normalizimin e jetës dhe ekonomisë. Nëse situata përkeqësohet dhe kjo mund të ndodhë, atëherë edhe qeveria e re do të gjendet nën presion për të marrë vendime të shpejta. Më vonë do të shihet nëse ato vendime do të jenë të drejta apo të padrejta. Suedia, ta zëmë, ka vendosur të mos e marrë fort seriozisht rrezikun nga virusi i ri. Numri i të vdekurve në këtë vend është dukshëm më i madh se në vende të tjera të Europës. Tani kryevirologu suedez Andres Tegnell tha se nëse “do të përballeshim me sëmundjen e njëjtë dhe me dijen që kemi sot, atëherë mendoj se do të përfundonim diku nga mesi, mes asaj që ka bërë Suedia dhe asaj që ka bërë pjesa tjetër e botës”. Me këtë deklaratë ai në një mënyrë pranoi se ka hapësirë për përmirësim. Por të vdekurit nuk ngjallen më.

Në Kosovë edhe beteja kundër pandemisë është luftë për pushtet, me çdo çmim, pa pikë respekti për faktet. Këtë po e bën edhe shefi i partisë që mori udhëheqjen e qeverisë, duke injoruar faktin se ka shkelje të Kushtetutës që duken si kënaqje e interesave të Serbisë në dëm të Kosovës dhe këto veprime shpallen antikushtetuese. Dhe ka shkelje që bëhen për të shpëtuar jetë. Këto shkelje nuk duhet të arsyetohen, por vetëm të shikohen në kontekstin e situatës me pandeminë.

E, në situatën me pandeminë kemi pasur një zhvillim mjaft dramatik: kryetari i shtetit me krejt autoritetin e tij ka bërë thirrje publike, para mediave, se qytetarët nuk duhet t’i respektojnë vendimet e qeverisë. Gjykata Kushtetuese e ka rastin të dëshmojë që nuk është e kapur nëse tregon së shpejti se a ka qenë kjo thirrje e kryetarit vepër humanitare apo shkelje e Kushtetutës? Siç do të ishte mirë që Gjykata Kushtetuese të tregonte se a lejohen ta votojnë qeverinë deputetë të dënuar? Dhe cila është cilësia e legjitimitetit të një qeverie që shumicën minimale e siguron pas vizitave të krerëve të shtetit apo shefave të partive nëpër oda?

Next Post
Grabiti me thikë pikën e dhënieve të kredisë, arrestohet në kohë rekord autori (Shihni momentin kur futet për të vjedhur)

Grabiti me thikë pikën e dhënieve të kredisë, arrestohet në kohë rekord autori (Shihni momentin kur futet për të vjedhur)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

January 12, 2026
“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

January 12, 2026
Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In