Linjat ajrore kanë anulluar më shumë se 2.700 fluturime të planifikuara për të enjten për shkak të një stuhie të madhe që do të prekë brigjet e Maine deri në Virxhinia.
“Cikloni bombë” pritet të jetë një stuhia më e madhe dimërore në rajon përgjatë këtyre dekadave.
SHBA është aktualisht në ditën e saj të 10-të të temperaturave të ftohta rekord që filluan rreth Krishtlindjeve dhe kanë marrë 11 jetë njerëzish.
Por stuhia e re e parashikuar ka bërë që meteorologët të vendosin një term të ri, ciklon bombë.
Priten temperatura shumë të ulta dhe erëra të ftohta të rrezikshme. Masa ajrore e Arktikut do të mbërthejë 2/3 e lindjes së vendit deri fund të javës.
a.ç