Porsche Cayenne Turbo ka ndihmuar një çiklist që të arrijë shpejtësinë prej 240 kilometrash për orë. Vetura tërhoqi çiklistin deri në 177 km/h dhe më pas shërbeu si një strehë aerodinamike për Neil Campbellin për të përshpejtuar në mënyrë të pavarur në 240 kilometra në orë.
Campbell përdori për këtë aventurë biçikletën e specializuar të Moss Bikes, i projektuar për shpejtësi deri në 322 km/h, transmeton KP.Cayenne posedon motor 4.0 bi-turbo V8 me 550 kuajfuqi, duke arritur shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë për vetëm 4,1 sekonda.
Në fund të pedalimit, e cila përfundoi pa ndonjë incident, çiklisti pedalimin me Porsche e krahasoi me “ecjen me motor raketor”. (b.an)