Lojtarët e kombëtares shqiptare nuk po kalojnë një periudhë të mirë në këtë fund viti.
Pas Mavraj i cili po gjen vështirësi në Greqi me skuadrën e “Arisit”, edhe Cikalleshi me shume gjasa do të largohet nga klubi i tij në muajin janar, shkruan ATSH.
Sipas medias turke “Fanatik”, klubi i ”Goztepe” do të largojë sulmuesin kavajas bashkë me shokun e tij të skuadrës, Gufran pasi sipas trajnerit, asnjëri prej tyre nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë për të qenë pjesë e klubit.
Karriera e Sokol Cikalleshit nuk ka pasur ritme pozitive vitet e fundit. Pasi ka humbur vendin e tij në kombëtaren që drejtohet nga Kristian Panuçi, ai duhet të gjejë dhe një skuadër para mbylljes së merkatos së dimrit.
/a.rada










