Sokol Çikalleshi kaloi në avantazh Shqipërinë në transfertën ndaj Moldavisë falë një 11-metërshi në minutën e 25’.
Me këtë gol, sulmuesi kuqezi është ngjitur në vendin e tretë të renditjes së golashënuesve të Kombëtares, duke shkuar në kuotën e 13 të tillave, po aq sa Ervin Skela dhe duke parakaluar Armando Sadikun.
Para tij vijnë vetëm Alban Bushi me 14 gola në vendin e dytë dhe Erjon Bogdani me 18 gola në vendin e parë.