Sulmuesi i kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, pas ndeshjes ka deklaruar se kanë bërë çdo gjë për të fituar, por dy gabime sipas tij, bënë që Shqipëria të humbë lojën.
Ai ka thënë se është i zhgënjyer shumë nga humbja ndaj Serbisë, por jo nga loja që bënë lojtarët shqiptarë.
“Ne e dhamë maksimumin në fushë, për fat të keq humbëm në minutat e fundit të ndeshjes dhe kërkojmë mbështetjen e tifozëve, sepse ajo mbështetje na duhet me shumë se kurrë në këto momente”, ka thënë Cikalleshi.
Ai ka shtuar se pas përfundimit të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes janë shprehur të bindur se kualifikimi është i mundshëm.
“Jemi në një moment vendimtarë dhe fitoret vijnë me shumë mund, andaj në shpresojmë se në Armeni do të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Cikalleshi.