• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cigaret, Beqaj: Nga 2018, paketim i ri me ilustrime sëmundjesh (FOTO)

by Aalison Pearse Stevens
31/05/2016 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga data 1 janar 2018, të gjitha paketat e duhanit që do të tregtohen në Shqipëri do të kenë në mënyrë të dukshme në ambalazhin e tyre figura që tregojnë sëmundjet dhe dëmet e mëdha në shëndetin e njerëzve që shkaktohen nga duhanpirja. Vendimi u mor sot, në Ditën Botërore kundër Duhanpirjes nga Komiteti Ndërsektorial për mbrojtjen e shëndetit nga këto produkte. Ky vendim vjen në vijim të masave të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë lidhur me vendosjen e paralajmërimeve për efektet shkatërruese të duhanit ne shëndet, jo vetëm përmes teksteve, por edhe përmes nje serie fotografish të “sëmundjeve të tmerrshme”.  Paketimi i ri për produktet e Duhanit hyri në fuqi për të gjitha vendet e BE-së dhjetë ditë më parë, me një direktivë të posaçme të Parlamentit Europian (Acquis Communitaires: Direktiva për produktet e duhanit [Directive  2014/40/EU  of  the  European  Parliament  and  of  the  Council of  3  april  2014 _ DTP] hyrë në fuqi në 20.05.2016. Neni 10 është rreth paralajmërimeve të kombinuara për shëndetin, tek produktet e duhanit për tymosje).

paketa cigare

“Është tashmë fakt i gjithëpranuar që Shqipëria ka bërë hapa përpara në mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe kjo vërtetohet jo vetëm nga vëzhgimet, por edhe nga studimet,” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. “Të dhënat e fundit të GYTS (Global Youth Tobacco Survey) 2015, krahasuar me ato të 2009 tregojnë qartësisht se jemi në rrugën e duhur,” – tha më tej ai, duke theksuar se “duhanpirja për të rinjtë 13-15 vjeç në Shqipëri raportohet të jetë pothuajse përgjysmuar, duke u ulur në 6% nga 11.5% që ishte në 2009, ndërkohë, për meshkujt e kësaj grupmoshe, shkalla e duhanpirjes është ulur në 8.3% nga 17.6%, ndërsa për femrat, në 3.6% nga 6.3%”.

Sipas kreut të shëndetësisë, arsyet e kësaj prirjeje pozitive lidhen me vullnetin politik dhe forcimin e zbatimit të legjislacionit anti-duhan ligj-zbatimit, mbi të gjitha e lidhur me filozofinë dhe vullnetin e qeverisjes, plotësimin dhe korrigjimin e paqartësive apo mangësive ligjore, ristrukturimin e organeve ligj-zbatuese, konkretisht Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, fushatat ndërgjegjësuese dhe forma të tjera të komunikimit, rritja e cmimit të paketave përmes rritjes së akcizës, duke frenuar blerjen nga të rinjtë, dhe moslejimi i reklamimit të produkteve të duhanit.

paketa2

Gjithësesi, vlerësohet se ende në Shqipëri, më shumë se 3.300 njerëz vdesin çdo vit nga pasojat që shkakton pirja e duhanit, çka thekson edhe më tej nevojën për ndërmarrjen e masave të tjera plotësuese. Çdo vit, më 31 Maj, OBSH-ja dhe partnerët me rastin e Ditës Botërore Pa Duhan, duke theksuar rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit bëjnë thirrje për politika efektive për të reduktuar konsumin e duhanit. Këtë vit, OBSH-ja dhe Sekretariati i Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit janë bëjnë thirrje që çdo palë të  miratojë dhe zbatojë masa efektive për një paketim të thjeshtë (standard) të produkteve të duhanit.

Nisur nga nevoja për masa plotësuese për kontrollin e duhanit, përvoja e vendeve të tjera dëshmon se këto lloj paralajmerimesh shëndetësore grafike të detyrueshme, krahasuar vetëm me paralajmërimet vetëm me tekst, janë më të efektshme, pasi kanë më shumë të ngjarë të vihen re; kanë më shumë ndikim në të menduarin dhe sjelljen e duhanpirësve; kanë më shumë të ngjarë të mbeten ndikuese për një kohë të gjatë; komunikojnë më mirë rreziqet për shëndetin; rrisin motivimin dhe dëshirën për ta lënë duhanin; shoqërohen me më shumë përpjekje për ta lënë duhanin; dhe, risin mundësine e lënies së duhanit.

Vendimi për ndryshimi ligjor që u mor në mbledhjen e sotshme të Komitetit Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit, parashikon në nenin 4 të ligjit nr Nr  9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, i ndryshuar,” që në cdo njësi pakete apo paketimi të produkteve të duhanit duhet të figurojnë mesazhe paralajmëruese në tekst dhe/ose në figurë për dëmet që shkakton në shëndet përdorimi i duhanit. Këto mesazhe duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe, qartë, dukshëm dhe lexueshëm. Ato duhet të zënë 50 për qind ose më shumë të sipërfaqes së shfaqur, por jo më pak se 30 për qind të faqes kryesore. Forma dhe permbajtje e mesazheve përcaktohen nga Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit (KNMSHPD-ja) dhe riformulohen periodikisht.

Sipas OBSH-së, nëse kjo masë, bashkëshoqërohet me detyrimin e ambalazhimit të paketave të cigareve në mënyre uniforme të kontrolluar (plain packaging), atëherë ka prova që ndikimi është shumë më i lartë. Këtë vit, dita botërore Jo Duhanit, 31 Maj 2016, ka për objekt pikërisht promovimin e paketimit uniform të produkteve të duhanit. Në krye të kësaj nisme janë Irlanda dhe së fundi Mbretëria e Bashkuar, përveç Australisë.

D.i.

Next Post

Dokumentacion fals, sekuestrohen 100 milion euro tokë në Karaburun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In