Shën Valentini, festa e të dashuruave e gjen çiftin presidencial të Shteteve të Bashkuara larg njëri – tjetrit. Presidenti Barack Obama do ta kalojë fundjavën në Kaliforni, ku të hënën do të zhvillohet samiti me udhëheqësit Azisë Juglindore.
Me ndihmën e prezantueses së famshme Ellen De Generes, në studion e të cilës ishte i ftuar, Obama i recitoi një poemë bashkëshortës së tij. “Të dua shumë, më shumë seç mendon ti”.
I pyetur nëse ai dhe Michel debatonin mes tyre, presidenti amerikan u përgjigj: “Pas 15 vjetësh, më në fund kuptova se ajo ka gjithnjë të drejtë. Kështu, në mënyrë krejt papritur nuk bëjmë më fjalë”.
Ky mesazh iu drejtua Michelës, pasi ajo i ishte drejtuar bashkëshortit me një vjershë shumë të njohur dashurie:
“Trëndafilat janë të kuq, vjollca janë blu. Presidenti ti, e dashura jote unë”.
n