• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çifti magjik që shpiku vaksinën e Covid 19

by S M
10/11/2020 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, një çift gjermano-turk,  i kanë kushtuar jetën e tyre fushës së onkologjisë dhe sëmundjeve infektive dhe kanë kaluar vite duke shërbyer si pioniere në trajtimet e personalizuara të imunoterapisë për kancerin.

Por mes pandemisë së koronavirus, hulumtimi novator i çiftit në fushën e kodit gjenetik të modifikuar, i ka katapultuar ata në sytë e publikut, si “trurin” prapa vaksinës së parë efektive të koronavirusit në botë. Sahin, 55 vjeç dhe Tureci, 53 vjeç, ngritën kpmanine BioNTech në qytetin gjerman të Mainzit në 2008. Të hënën partneri i kompanisë, gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer, tha se vaksina e tyre kandidate ishte më shumë se 90% efektive në parandalimin e infeksionit Covid 19 tek vullnetarët.

Vaksina përdor teknologjinë e paprovuar më parë të quajtur “lajmëtari RNA”, ose mARN, për të nxitur një përgjigje imune tek njerëzit që janë vaksinuar. Në një telefonatë me gazetarët të Martën, Sahin shpjegoi rëndësinë e lajmit – dhe dërgoi një mesazh shprese për botën. “Unë mendoj se mesazhi i mirë për njerëzimin është se ne tani e kuptojmë që infeksionet COVID-19 mund të parandalohen me të vërtetë nga një vaksinë,” tha ai.

Duke folur për CNN të hënën, CEO i Pfizer, Albert Bourla e quajti atë “përparimi më i madh mjekësor” në 100 vitet e fundit. Ndërsa vaksina është një hap i madh për komunitetin shkencor, Sahin dhe Tureci janë veteranë në botën e arritjeve mjekësore. Dyshja, të dy mjekë të trajnuar, themeluan kompaninë e tyre të mëparshme, Ganymed Pharmaceuticals, në 2001 për të punuar në zhvillimin e antitrupave per te luftuar kancerin, duke e shitur përfundimisht për 1.4 miliardë dollarë në 2016.

Shefi ekzekutiv Sahin dhe shefja mjekësore Tureci janë renditur në mesin e 100 njerëzve më të pasur të Gjermanisë, sipas të përjavshmes ‘Welt am Sonntag’. Të martën, pas lajmit te vaksines, vlera e tregut e kompanise së tyre të listuar në bursë, u rrit në 25,72 miliardë dollarë – një hap i madh nga 4.6 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Next Post
Në pritje të Joe Biden: Ja çfarë është një tranzicion presidencial?

Në pritje të Joe Biden: Ja çfarë është një tranzicion presidencial?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In