Ka kuzhinë për gruan dhe kuzhinë për burrin, dhomë gjumi për gruan dhe një për burrin. Jetojnë nën një çati në Rhode Island, por burri dhe gruaja janë të ndarë nga një mur, pavarësisht se janë ende së bashku.
Që në momentin që nisën konfliktet mes tyre, ata vendosën që të mos ndahen, por për të ndarë gjysmën e shtëpisë. Për të gjetur hapësirën e tyre dhe bashkë me të edhe gëzimin e të qenit së bashku. Eksperimenti, duket se kanë qenë i suksesshëm.
Allison Paschke është një artiste, Jonh Danskin është një inxhinier. Ata u martuan gati njëzet vjet më parë dhe kanë dy fëmijë. Në një moment diçka nuk po shkonte si duhej, nuk ishin më dakord për shumë gjëra dhe çdo gjë e vogël u bë pretekst për luftë. Dhe kështu në vitin 2006, të dy vendosën të mos ndaheshin, por të gjenin një mënyrë alternative për të qenë përsëri së bashku: kanë shitur shtëpinë e vjetër dhe blenë një papafingo, të cilën e ndanë në dy pjesë të lidhura, por të dallueshme.
“Ne jemi duke duke jetuar vitet më të lumtura që kur u martuam. Ndonjëherë është e vështirë për të bërë një martesë të funksionojë, por duket se e kemi gjetur” tregon çifti









