Çifti gjerman Wagner rrëfen pushimet shoqëruar me pamjet përrallore të Veriut, Rama: Ju faleminderit!

Panorama e mrekullueshme e veriut të vendit ka mrekulluar çiftin e turistëve gjermanë Thomas dhe Manuela Wagner, të cilët kanë sjellë filmime gjatë udhëtimeve të tyre.

Kryeministri Edi Rama duke përcjellë pamjet, falënderoi çiftin Thomas dhe Manuela Wagner, të cilët pas pushimeve në jug në vitin 2019, këtë vit iu drejtuan veriut duke përshkuar liqenin e Komanit.

“Faleminderit..! Çifti gjerman Thomas dhe Manuela Wagner pas vizitës në 2019 në Jug, këtë vit përmes pamjesh rrëfejnë pushimet në Veriun e Shqipërisë me Vlogun e tyre. Ata zgjodhën malin për të kaluar verën. Qëndrojnë të lumtur dhe mirënjohës për të gjitha gjërat e mira që kanë në jetë dhe mbi të gjitha nuk e zbehin buzëqeshjen miqësore. Këtë imazh kemi për Shqipërinë.“Shqipëri, ishte një kënaqësi e madhe që të takuam!”, shkruan Rama. Pamjet e mrekullueshme të sjella nga turistët janë një ftesë për shumë të tjerë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com